• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulimi shokues për Ilaçin që përdoret nga shumë shqiptarë. Që këtej e tutje do të shitet me recetë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zbulimi shokues për Ilaçin që përdoret nga shumë shqiptarë. Që këtej e tutje do të shitet me recetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Oki është një nga ato ilaçe që konsumohet nga shumë shqiptarë. Në fakt kjo tretësirë përdoret për të gjitha dhimbjet e durueshme ose jo që prekin konsumatorin. Përveç faktit që kushton lirë, kjo tretësirë u bë shumë shpejt ilaçi më i kërkuar dhe i shpejtë kundër dhimbjeve më të zakonshme.

Një nga barnat më të përdorura kundër dhimbjeve, OKI (80 mg) nuk do të shitet më në asnjë farmaci pa recetë. Vetëm Oki Task, i cili shitet në farmaci me bustina me gramaturë të përcaktuar 40 mg do të jepet pa recetë.



Vendimi për shitjen e OKI me recetë është marrë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Vendimi për dhënien e OKI-t me recetë

Për t’u dhënë lexuesve një informacion sa më të saktë, AgroWeb.org u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Pas disa telefonatave pa përgjigje në numrin e telefonit që gjendet në faqen online të Agjensisë, AgroWeb.org kërkoi shpjegim dhe informacion mbi këtë çështje në adresën zyrtare elektronike të këtij institucioni.

Në mungesë të një përgjigjeje, zyrtare, gazetarët vizituan disa farmaci në kryeqytet për të mësuar më shumë.

Nga komunikimi me disa farmacistë në kryeqytet, të cilët folën në kushtet e anonimatit, u mësua se: Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka vendosur të heqë ilaçin Oki nga lista e barnave që jepen pa recetë por pas këtij vendimi nuk ka një motivacion për të cilin farmacitë janë të informuara specifikisht.

Farmacistët thanë se një nga motivet që mund të kenë çuar në këtë vendim është fakti se Oki, një ilaç kundër dhimbjeve përdoret pa kriter dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme në organizëm.

Dilema që kishin disa farmacistë gjatë komunikimit me gazetarët e AgroWeb.org është se në treg aktualisht ofrohen pa recetë ilaçe kundër dhimbjeve dhe inflamacionit, shumë herë më të forta se Oki. Këtu, ata përmendën ilaçe si Ibuprofen apo Aulina.

Çfarë duhet të dini për ilaçin Oki
Oki është një barnë që rekomandohet për mbajtjen nën kontroll të artritit reumatoid, osteoartritit, dhimbjes së mesit e të shpinës, dhimbjeve të tjera dhe inflamacionit.

Oki përshkruhet si një ilaç që lehtëson dhimbjet por nuk kuron problemin në gjenezë.

Doza e rekomanduar ditore është 100-200 mg një herë në ditë në varësi të peshës dhe ashpërsisë së simptomave.

Oki bllokon prodhimin e disa substancave natyrale në organizëm që shkaktojnë inflamacion.

Përmbajtja e ilaçit mund të shkaktojë disa efekte anësore në organizëm:

Probleme me tretjen, dhimbje stomaku dhe të përziera,

Diare, konstipacion dhe gazra,

Ilaçe me përmbajtje ketoprofeni siç është Oki nuk duhen përdorur nga njerëzit që vuajnë nga azma, gratë shtatzënë ose nënat lehonë, fëmijët nën moshën 15 vjeç, njerëzit që vuajnë nga zemra, pacientët që vuajnë nga ulçera dhe veshkat.

Përveç Shqipërisë, ky ilaç shitet edhe në Itali dhe në Maltë. (AgroWeb.org)

Pas

Reagimi epik i Ylli Dylgjerit për “Elisën & Co”: Heshtni! Mos na hapni barkun me shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidenti!!!

Para

Ish-eskorta zbulon si të kuptohen aftësinë seksuale të burrave nga profesioni i tyre

Para
Ish-eskorta zbulon si të kuptohen aftësinë seksuale të burrave nga profesioni i tyre

Ish-eskorta zbulon si të kuptohen aftësinë seksuale të burrave nga profesioni i tyre

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar