• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Trump dënon reagimet e Iranit: Sanksionet nuk do hiqen, por do forcohen

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Donald Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump dënoi Iranin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për t’i bërë presion Iranit pas sulmeve ndaj objekteve të naftës Saudite, por shtoi se ekziston një rrugë drejt paqes.

“Ne duam partnerë, jo kundërshtarë”, tha Presidenti Trump në një fjalim para udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i treti që ai mban në OKB, sipas VOA.

Presidenti Trump pati gjithashtu një mesazh të ashpër për Kinën dhe presidentin e saj, Xi Jinping, duke thënë se bota po shikon sesi Pekini po i trajton demonstratat masive në Hong Kong.

“Mënyra që do të zgjedhë Kina për ta trajtuar situatën do të flasë mjaft për rolin e saj në botë në të ardhmen. Ne të gjithë shpresojmë se Presidenti Xi do ta tregojë veten si një udhëheqës i madh,” tha ai.

Sulmet e 14 shtatorit në Arabinë Saudite kanë tronditur Lindjen e Mesme dhe kanë ngritur shqetësime për një luftë më të gjerë. Presidenti Trump është treguar i përmbajtur në këtë krizë, duke qëndruar larg kundërpërgjigjes me masa ushtarake, të paktën tani për tani.



“Të gjitha vendet, – tha Presidenti Trump,- e kanë për detyrë të veprojnë. Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk duhet të subvencionojë dëshirën e papërmbajtur të Iranit për gjak. Për sa kohë që sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të forcohen,” tha ai.

Teherani është fajësuar gjerësisht për sulmet në Arabinë Saudite por ai mohon përfshirjen. Javën e kaluar, Presidenti Trump i forcoi sanksionet ekonomike ndaj Iranit dhe urdhëroi stacionimin e më shumë trupave amerikane në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas

3 shqiptarë arrestohen në Itali, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës

Para

Përmbytën “Sabaudin Gabranin”, Ed Konstruksion dhe Klajger 7 miliardë lekë tendera nga Lali Eri

Para
Përmbytën “Sabaudin Gabranin”, Ed Konstruksion dhe Klajger 7 miliardë lekë tendera nga Lali Eri

Përmbytën “Sabaudin Gabranin”, Ed Konstruksion dhe Klajger 7 miliardë lekë tendera nga Lali Eri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar