• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tërmetet s’mund të parashikohen. Por si mund të mbrohemi?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tërmetet s’mund të parashikohen. Por si mund të mbrohemi?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ervin Kasaj* – Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet.

Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet.





Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimumi njëherë, ndërsa tërmetet mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet. Tërmetet e forta, ato mbi 5.5 janë tepër të rrallë, kërkojnë dekada, mbi 10 vjet. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sa më i madh të jetë tërmeti aq me shumë energji akumulohet, dhe aq më shumë kohë do që të ndodhë.

Panik nga tërmeti
Qytetarët duhet të dinë se pas nje aktiviteti sizmik, sidomos me magnitudë mbi 4 ose më shumë në 99 përqind të rasteve, shoqërohen më pas me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitude 6.2 te shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitud 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter, ku deri më sot janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete. Kjo do të thotë, se dhe pasgoditjet janë po aq të rrezikshme se tërmeti i parë, në të shumtat e rasteve dhe këto vijnë duke u ulur.

Gjatë një tërmeti, duhet ruajtur qetësia e para, uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhini duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

Pse ndodhin tërmetet?
Toka jonë është planet në zhvillim dhe proceset e ndryshme natyrore janë të vazhdueshme dhe të pandalshme. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur që të bëjë parashikime të mundshme për të minimizuar dëmet, të paktën për të kursyer jetë njerëzish. Në Shqipëri, rreth 40 vjet më parë u krijua Instituti i Sizmologjisë ku sot mban emrin Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar zonat me sizmicitet të lartë dhe mesatar.

Në hartën e intensiteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtuara maksimalisht IX,VIII,VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërmeteve të fuqishëm. Intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë). Tërmetet nuk mund të parashikohen, po duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos pasur katastrofa të dhimbshme.

Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marrë masa konstruktive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve.

Pas

Gjatë tërmeteve, mjekja tregon mrekullinë që ndodhi mbrëmë te Materiteti

Para

Iu bë atentat mbrëmë, kush është i forti i Fushë Krujës, që i vranë hallën?

Para
Iu bë atentat mbrëmë, kush është i forti i Fushë Krujës, që i vranë hallën?

Iu bë atentat mbrëmë, kush është i forti i Fushë Krujës, që i vranë hallën?

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar