• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skandal në Rinas me tenderin Dutty Free, si i eleminoi drejtori kolumbian kompanitë prestigjoze ndërkombëtare

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Skandal në Rinas me tenderin Dutty Free, si i eleminoi drejtori kolumbian kompanitë prestigjoze ndërkombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta SHQIP ka publikuar një seri skandalesh me punësimet, emërimet nepotike dhe tenderët të dyshimtë në RINAS, të gjitha të kryera nga dora e CEO-s, Rolf Vasquez Castro. Kolumbiani i shqiptarizuar rezulton të jetë zyrtari i huaj më i përfolur, për shkelje të rënda dhe favorizime të ndryshme.

Janë pikërisht këto shkelje, që pasojnë rritjen e çmimit të biletave të avionit dhe ofrimin e kushteve modeste në Aeroportin e RINAS-it.



Ne kemi pasqyruar më herët sesi Rolf Castro, ka punësuar bashkëjetuesen, vjehrrin, kunatën dhe shumë familjarë të tjerë. Gjithashtu në një shkrim të dytë Gazeta SHQIP evidentoi se një pjesë e mirë e bizneseve në RINAS, ishin përqëndruar në një dorë të vetme, në emër të zonjës Aliona Zeqiri.

Por kësaj here do të bëjmë publike një tender që thellon edhe më tej korrupsionin në RINAS. Bëhet fjalë për tenderin e DuttyFree (dyqani pa taksa), që ndodhet në çdo aeroport të botës. Në RINAS, DuttyFree është prej më shumë se 20 vitesh në zonën e Check-in, aty ku pasagjerët bëhen gati për tu ngjitur në avion.

E gjithë historia daton në 23.11.2018, aty ku nisin procedurat e tenderit për DuttyFree-n e aeroportit. Në faqen zyrtare të TIA, u publikua thirrja për pjesëmarrje në tender. Tre ditë më vonë, në 26 nëntor 2018, kjo thirrje e TIA u bë publik edhe në faqet ndërkombëtare të MOODI REPORT dhe DFNI, për të thirrur në garë, sa më shumë kompani të huaja prestigjoze.

Kriteret kryesore të këtij tenderi ishin eksperincë, licencim dhe kualifikim, në menaxhimin e DuttyFree-ve si dhe dëshminë se ke një aktivitet solid me turnover (një xhiro) të paktën 1 milion euro vitin e fundit.

Afati për shprehjen e interesit për këtë tender, përfundonte në 7 dhjetor 2018. Pra, kompanitë duhet të garonin deri në këtë datë të TIA-s.

Në garë morrën pjesë tre kompani. Dy të parat ishin Lagarde dhe Baltona, kompani lider në tregun botëror të DuttyFree-ve, ndërsa kompania e tretë ishte Albania Duty Free Distribution, e cila prej 20 vitesh e kishte patur në menaxhim DuttyFree-n në RINAS.

Por çuditërisht asnjëra prej tyre nuk fiton. Dhe këtu vijon saga e shkeljeve…

Pas njoftimit të shprehjes së interesit, këto 3 kompani tenderuese, duhet të plotësonin dokumentacionin brenda 30 ditëve, për menaxhimin e DuttyFree-ve për 5 vitet e ardhshme.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit duhej të ishte në 7 janar 2019, por kjo u shty nga CEO i TIA, Rolf Castro, për në datën 21 janar 2019. Ndërkohë përgjigja për fituesin pritej të jepej në 14 shkurt 2019. Por që me një lëvizje të dyshimtë, Castro e shtyn nëpërmjet një adrese emaili, shpalljen e fituesit në 25 shkurt 2019.

Sot e kësaj dite, ky fitues nuk është shpallur nga Castro dhe TIA.

Sipas axhendës së tenderave të RINAS-it, deri në muajin shkurt 2019, duhej të ishte firmosur kontrata me fituesin e tenderit. Por që pas datës 25 shkurt 2019 (për shtyrjen e shpalljes së fituesit), në faqen zyrtare të TIA (RINAS), nuk ka patur asnjë njoftim për këtë tender.

Gazeta SHQIP mëson konfidencialisht se asnjë prej kompanive, dy prestigjoze ndërkombëtare dhe as ajo shqiptarja që e ushtronte këtë akivitet prej 20 vitesh, nuk janë fituese.

Kolumbiani i shqiptarizuar Rolf Vasquez Castro ka bërë një tjetër tender në fshehtësi dhe të paracaktuar. Kështu, Castro ka eleminuar kompanitë serioze, dhe ka rishpallur tenderin pa njoftim, duke shkeljen më të rëndë përsa i përket prokurimeve në RINAS.

Nëpërmjet një tenderi që nuk është në dijeni askush, i papublikuar si thirrje, Rolf Vasquez Castro, shpall fitues kompaninë ICDF Miami, një kompani me profil të ulët, pronari i së cilës është nga Amerika e Jugut.

Gazeta SHQIP do të publikojë në vijim, një investigim lidhur me kompaninë fituese në tenderin fantazëm të DuttyFree, dhe kush fshihet realisht pas saj. Pjesë e denoncimeve do të jenë edhe investimet e kryera në RINAS nga Rolf Vasquez Castro, një raport konfidencial i DELOITTE, një tjetër raport për thyerjen e sigurisë në aeroport dhe natyrisht veprimtaria rozë e CEO-s së RINAS.

Pas

“Bankat, ‘listë të zezë’ me emra zyrtarësh, gjyqtarësh e prokurorësh”, ish-ministri: Dosjet do t’ia dorëzojnë SPAK

Para

Me bikini minimaliste, Luana Vjollca i vë flakën rrjetit duke festuar në mënyrën më të nxehtë (FOTO)

Para
Me bikini minimaliste, Luana Vjollca i vë flakën rrjetit duke festuar në mënyrën më të nxehtë (FOTO)

Me bikini minimaliste, Luana Vjollca i vë flakën rrjetit duke festuar në mënyrën më të nxehtë (FOTO)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar