• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

SKANDAL / Në prokurorinë e Elbasanit humbet video-prova e tentativës për vrasje në dosjen e Suel Çelës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
SKANDAL / Në prokurorinë e Elbasanit humbet video-prova e tentativës për vrasje në dosjen e Suel Çelës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në sistemin tonë të drejtësisë ndodh edhe që të humbin prova siç është rasti i videos së një incidenti në Elbasan ku makina e zëvendës-drejtorit të policisë u godit qëllimisht nga një mjet tjetër.

Pamjet që gjenden lehtë në internet humbën gjatë transferimit të dosjes nga Gjykata e Elbasanit në atë të Krimeve të Rënda në Tiranë. Gjykata ka marrë në shqyrtim sot dosjen në ngarkim të Suel Çela. Ai është një personazh i njohur i botës “së nëndheshme” të Elbasanit.





Gjatë seancës është diskutuar në lidhje me provat që disponohen ndaj Suel Çelës dhe të arrestuarve të tjerë pas incidentit me makinën Audi në tregun ushqimor të Elbasanit. Gjatë seancës doli çështja se disa video ku ishin rregjistruar edhe pamjet e incidentit kishin humbur.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në një lidhje live ka treguar se kur Prokurori i çështjes është pyetur se si ka humbur kjo video është përgjigjur: Ku e di unë.

Ai është justifikuar me faktin se lëvizja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë në Elbasan, bënë që të humbasin DVD me pamjet e përplasjes. Për 4 seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit.

Djali i biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela, që është në kërkim akuzohet për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë.

Ngjarja ndodhi pranë tregut Agro-ushqimor në Elbasan, ndërsa makina që goditi automjetin e policisë sipas prokurorisë drejtohej nga Suel Çela. Nën akuzë janë edhe Enea Bekteshi, që ndodhet në arrest shtëpie dhe Kelmend Xhaferri në burg.

Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.

Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar. Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria, tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda do të hetojë Suel Çelën, djalin e biznesmenit Petrit Çela për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë. E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit.

Gjyqtari që heton çështjen është Klodian Kurushi. Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë. Më herët dosja e Suel Çelës ishte çuar disa herë në Prokurorinë e Elbasanit dhe te Krimet e Rënda, derisa prokurorët vendosën të ngrenë akuzat ndaj grupit të Çeljave.

Pas

Greqia doli kundër rrugës së Shqipërisë në BE, ja kur do të takohen Rama dhe Micotaqis

Para

Ngjan me Euron, prezantohet kartëmonedha e re që do të futet në qarkullim nga 30 shtatori

Para
Ngjan me Euron, prezantohet kartëmonedha e re që do të futet në qarkullim nga 30 shtatori

Ngjan me Euron, prezantohet kartëmonedha e re që do të futet në qarkullim nga 30 shtatori

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar