• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Situatë e çmendur” Meta kritikon ashpër Bashën e Ramën: Donin konfrontim, e papranueshme kokëfortësia e tyre

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Situatë e çmendur” Meta kritikon ashpër Bashën e Ramën: Donin konfrontim, e papranueshme kokëfortësia e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta vijon të japë dëshminë e tij përballë Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit nënvizoi se një nga arsyet që e shtyu për të marrë vendimin për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit ishte mos të ktheheshin zgjedhjet në votime.

Kreu i shtetit ka ritheksuar edhe njëherë se e dënon djegien e mandateve në bllok nga ana e opozitës, ndërsa po ashtu kritikon edhe qendrimin e mazhorancës për të mos bërë përpjekje për dialog.

Meta po ashtu kritoi qendrimin e Bashës, duke e cilësuar si ‘kokëfortësinë e kreut të PD’, për të mos u ulur në tryezë me Ramën kryeministër. Në të njëjëtn linjë presidenti thekson po ashtu se ishte i papranueshëm edhe ‘kokëfortësia’ e Ramës për të mos shtyrë zgjedhjet.

PJESE NGA FJALA E METES



 “Bëra përpjekje por kishte dy pengesa, e para kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së datës 30 qershor dhe së dyti kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me zotin Rama si kryeministër. Të dyja për mua ishin të papranueshme, se opozita, e cila ishte larguar nga Kuvendi, nëse do ulej në dialog për cfarë do fliste? E papranueshme ishte edhe kërkesa e Bashës që të mos ulej me Ramën si Kryeministër.

Kur mora këtë vendim ishte një situatë e çmendur, të dy palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie, s’jam dakort me opozitën, me zgjedhjet që bënë dhe thonin nuk mbajmë përgjegjësi për popullin që del në demostrata, por po kështu s’kam qenë asnjëherë dakort as me mitingjet që në thelb ishin antimitingje, që sa herë opozita vinte në protestë në bulevard, edhe ai (Rama) organizonte mitingje kundër opozitës pa marrë parasysh që kishte një detyrë më të rëndësishme, e pa marrë parasysh se gjuha e tij shpesh helmuese acaronte protestuesit.

Ç’mund të bënte presidenti kur të dyja palët donin konfrontim… një police e humbi gishtin. Presidenti s’mund të priste të humbte jetën një polic për të nxjerrë dekretin. Kjo do ishte një faturë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë e vendit”.

 

Pas

Rama mbledh deputetët e PS, nuk ‘harron’ Metën. Zbardhen porositë që la në takim

Para

“Pse nuk i ule palët në dialog?” përgjigjet Meta, tregon kushtin që i vuri Basha

Para
“Pse nuk i ule palët në dialog?” përgjigjet Meta, tregon kushtin që i vuri Basha

“Pse nuk i ule palët në dialog?” përgjigjet Meta, tregon kushtin që i vuri Basha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar