• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Shpenzimet globale ushtarake në rritje

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Shpenzimet globale ushtarake në rritje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 shtator Shtetet e Bashkuara kujtojnë jetët e humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit në tokë amerikane. Presidenti, nënpresidenti dhe të tjerë do të marrin pjesë në ceremoni përkujtimore në nderim të mbi 3000 jetëve të humbura kur terroristë të al Kaidës rrëmbyen katër avionë dhe goditën me to kullat binjake në Nju Jork si dhe ndërtesën e Pentagonit pranë Uashingtonit.

Një tjetër avion ra në një zonë rurale në Pensilvani, pasi një grup pasagjerësh me guxim u përpoq të marrë nën kontroll avionin nga terroristët. 18 vjet më pas shpenzimet ushtarake në shkallë globale kanë arritur nivele rekord, sipas të dhënave nga Instituti Kërkimor i Stokholmit për Paqe Ndërkombëtare që ndjek këto statistika që nga viti 1988. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb analizon arsyet dhe domethënien e kësaj rritjeje:



Shpenzimet ushtarake kanë arritur nivele të reja rekord. Vetëm në 2018 janë shpenzuar 1.8 trilionë dollarë.

“Kjo duhet parë si një sinjal paralajmërues, jo medoemos si diçka që na çon në luftë, por si diçka që ka nevojë për t’u ndjekur me vëmendje,” thotë Pieter Wezeman i Institutit Kërkimor të Stokholmit për Paqe Ndërkombëtare.

Shpenzimet ushtarake ranë në 1988 krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë.

Kjo ndryshoi me sulmet e 11 shtatorit 2001.

Lufta kundër terrorizmit në Afganistan e Irak nxiti shpenzime marramendëse ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre deri kur administrata Obama filloi të zbatonte shkurtime në buxhetin ushtarak.

Tani shpenzimet po rriten përsëri, falë veprimeve të Rusisë dhe Kinës.

“Kemi dy fuqi që duan të ndryshojnë status kuonë, të ndryshojnë pozitën e tyre në skenën globale. Ne nuk e duam një gjë të tillë, jo vetëm për hir të interesave amerikane, por edhe për interes të partnerëve dhe aleatëve tanë,” thotë R. Clarke Cooker, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Politike e Ushtarake.

Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë më shumë se 1/3 e shpenzimeve globale ushtarake. Ato zotërojnë 11 aeroplanmbajtëse, një arsenal të fuqishëm bërthamor, avionë reaktivë luftarakë dhe rreth 2.1 milionë trupa. Ekspertët pohojnë se Amerika mbetet forca dominuese ushtarake në botë.

“Mendoj se nganjëher ekziston tendenca për t’i trajtuar Rusinë dhe Kinën si gjigande, por nuk janë të tilla. Këto dy vende kanë dobësi reale që ne mund t’i shfrytëzojmë në konflikt, por në disa fusha janë më të avancuar se ne,” thotë Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Aktualisht Kina renditet e dyta në botë për nga shpenzimet ushtarake, të cilat kanë shkuar nga 2% të buxhetit në 1990 në 14% aktualisht.

“Aleatët dhe partnerët tanë që i ndjekin këto zhvillime nuk ushqejnë iluzione se Kina është mobilizuar në çdo drejtim për të modernizuar ushtrinë, në mënyrë që të na imponojnë veprime që u interesojnë, apo për të na mundur në një konflikt të ardhshëm,” thotë zoti Bowman.

Kina ka ndërtuar dy aeroplanmbajtëse gjatë dekadës së fundit dhe po ndërton një të tretë. Ajo ka avionë të avancuar reaktivë luftarakë dhe ushtria e saj ka tani mbi 2.5 milionë forca. Kina po investon gjithashtu në teknologji të reja, përfshirë armë supersonike që kalojnë katër herë shpejtësinë e zërit.

“Këto veprime shihen si kërcënim nga fqinjët e saj. Fqinjët pastaj do të reagojnë ndaj këtyre veprimeve,” thotë analisti Wezeman.

Për shembull, India i ka rritur shpenzimet ushtarake duke arritur në mbi 11 miliardë dollarë brenda tre vjetësh dhe duke u renditur e katërta në botë.

Megjithëse që nga viti 2018 Rusia nuk është më ndër pesë vendet me shpenzimet më të larta, ajo vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të NATO-s pasi pushtoi një pjesë të Gjeorgjisë në 2008 dhe aneksoi një pjesë të Ukrainës në 2014.

29 vendet e NATO-s shpenzuan 963 miliardë dollarë ose 53% të shpenzimeve globale ushtarake në 2018.

Ka gjasa që kjo shifër të rritet, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë presion aleatëve të shpenzojnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

“Nuk mund të mos u kërkojmë llogari këtyre vendeve. Nuk mund të thuash: këtë 2 përqindshim tim do ta shpenzoj për teknologji ose për projekte infrastrukture. Nuk luftohet brigada ruse me rrugë. Nevojiten kapacitete reale,” thotë Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Ndërkohë që vendet përgatiten për skenaret më të frikshme, fuqitë botërore janë plotësisht të vetëdijshme se çdo konflikt që mund të plasë mes tyre do të ishte katastrofik.

(Marrë nga VOA)

Pas

Të hënën në shkollë! Ja si do të shmanget trafiku

Para

FOTOT/ Ceremonia buzë detit. Jonida dhe Besniku thonë “PO”

Para
FOTOT/ Ceremonia buzë detit. Jonida dhe Besniku thonë “PO”

FOTOT/ Ceremonia buzë detit. Jonida dhe Besniku thonë “PO”

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar