• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritja e çmimit të ujit/ I nderuar kryetar, si të rrihet më në atë karrige?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rritja e çmimit të ujit/ I nderuar kryetar, si të rrihet më në atë karrige?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Po lexoja rastësisht një interviste të kryetarit të Entit Rregullator te Ujit, Ndriçim Shani. Është një intervistë e botuar në datën 11 janar 2018, në të cilën kreu i ERU justifikonte rritjen me 44.4 për qind të tarifës se ujit në Tiranë.

Nuk e di nëse intervista ka qene e sponsorizuar, por fakti që është botuar në disa gazeta dhe revista njëkohësisht ngre pikëpyetje.

Megjithatë nuk është ky thelbi.

Pjesa më e rëndësishme e intervistës është justifikimi i rritjes se çmimit.



Dhe zoti Shani, e ka justifikuar që në titull. Në të gjitha gazetat dhe revistat ku është botuar intervista titulli ka qene i njëjtë: Tirana, çmimi që duhet paguar për te patur furnizim me ujë 24 orë në ditë.

Historinë e tarifave e pamë si shkoi. Përmes vendimit te ERU-s, qytetareve të Tiranës ju morën 1 miliardë e 170 milionë leke ose 10 milionë euro shtese ne vit. Fatkeqësisht tani po shohim dhe historine e furnizimit 24 ore në dite, teksa autobotet dhe bidonët kane uzurpuar çdo lagje, cep apo pallat te Tiranës.

Sipas raportit vjetor te ERU, pra sipas raportit te përgatitur dhe firmosur nga vet z. Shani, ne vitin 2018 koha e furnizimit me ujë te Tiranës ra ne 10.1 orë në dite nga 11.04 ore në dite qe ishte ne vitin 2014. Pra vitin e kaluar Tirana kishte 1 ore ne dite me pak ujë se sa ne vitin 2014.

Në fund te këtij perversiteti, natyrshëm lind një pyetje: Zoti kryetar i ERU, si te rrihet me në atë karrige? Nuk e di nëse vendimi per rritjen e tarifave ka përgjegjësi ligjore. Por a ndjen ti zoti kryetar dhe te gjithë anëtarët e ERU-s ndonjë përgjegjësi morale, teksa ne Tirane po përhapen epidemi nga mungesa e ujit?

Vetëm një ditë me pare ishin mbi 250 veta te shtruar ne urgjence dhe tashme te gjitha autoritetet shëndetësore dyshojne se shkaku i epidemisë është mungesa e ujit, edhe pse kane frike ta thonë me zë të lartë në publik.

Te gjithë këta po paguajnë 10 milionë euro ne vit me shume nga vendimi yt. Dhe ne vend te ujit 24 ore po marrin sëmundjet.
Çoji te ndenjurat nga karrigia zotëri. Është minimumi i përgjegjësisë që mund te marrësh para atyre qytetareve me bidona ne dore dhe atyre qe po zënë shtretërit e spitaleve nga epidemitë.

 

Pas

“Mos harroni” 8 vite nga vrasja mafioze e gjyqtarit Konomi, gazetarja: Mafia si përherë ia doli mbanë, asnjë i dyshuar

Para

Zbulohet pronari i vërtetë i jahtit luksoz të braktisur në Shëngjin (EMRI-FOTO)

Para
Zbulohet pronari i vërtetë i jahtit luksoz të braktisur në Shëngjin (EMRI-FOTO)

Zbulohet pronari i vërtetë i jahtit luksoz të braktisur në Shëngjin (EMRI-FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar