• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rreziku nga tërmetet, ja 6 kushtet që duhet të plotësojë çdo banesë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rreziku nga tërmetet, ja 6 kushtet që duhet të plotësojë çdo banesë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informacionit që aktualisht është në dispozicion nga agjencitë dhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet sizmiologjikë në mbarë globin, gati gjysma e territorit në vendin tonë (shih hartën më poshtë) karakterizohet nga një rrezik i lartë për tërmetet.

Sipas përkufizimit të Departamentit të Shkencës në Kombet e Bashkuara rreziku i lartë nga tërmeti do të thotë që ekziston më shumë se një 20% mundësia për lëkundje potenciale në 50 vitet e ardhshme.



Bazuar në këtë informacion, ndikimi i tërmetit duhet të merret në konsideratë në të gjitha fazat e projektit, të një objekti veçanërisht gjatë projektimit dhe ndërtimit. Vendimet e planifikimit të projektit, hartimi i projektit dhe metodat e ndërtimit duhet të marrin parasysh nivelin e rrezikut nga tërmeti.

Sipas studimeve vendase të Universitetit Politeknik të Tiranës janë 6 karakteristika që një objekt kur ndërtohet duhet të përmbushë për mbrojtjen nga tërmeti, shkruan Monitor.

Në Shqipëri inxhinieret e ndërtimit janë të aftë të diagnostikojnë një ndërtesë nëse i reziston ose jo tërmetit në bazë të kritereve të mëposhtme.

Parimet udhëzuese që përcaktojnë këtë projektim kundrejt rrezikut sizmik janë:

1-Thjeshtësia strukturore

Thjeshtësia strukturore, që karakterizohet nga ekzistenca e rrugë – kalimeve të qarta dhe të drejtpërdrejta për transmetimin e forcave sizmike.

2-Uniformiteti dhe simetria

Uniformiteti karakterizohet nga një shpërndarje uniforme e elementëve strukturorë, i cili, nëse realizohet në planimetri, lejon transmetim të shkurtër dhe të drejtpërdrejte të forcave inerciale të shfaqura në masat e shpërndara të ndërtesës. Uniformiteti në zhvillimin e strukturës në lartësi të ndërtesës është gjithashtu i rëndësishëm, përderisa ai tenton të eliminojë shfaqjen e zonave të ndjeshme ku përqendrime të ndërprerjeve mund të shkaktojnë shembje në mënyrë të parakohshme.

3-Rezistenca dhe ngurtësia sipas të dy drejtimeve

Lëvizja sizmike horizontale është një fenomen që shfaqet sipas dy drejtimeve. Struktura e ndërtesës duhet të jetë në gjendje t’u rezistojë veprimeve horizontale sipas çdo drejtimi.

4-Rezistenca dhe ngurtësia përdredhëse

Përveç rezistencës dhe ngurtësisë anësore do të duhet që strukturat e ndërtesave të kenë rezistencë dhe ngurtësi të përshtatshme përdredhëse, me qëllim që të kufizohet shfaqja e lëvizjeve përdredhëse te cilat tentojnë t’i sforcojnë elementët e ndryshëm strukturorë në mënyrë jo uniformë.

5-Sjellja diafragmatike në nivelin e katit

Mbulesat e ndërkateve veprojnë si diafragma horizontale që mbledhin dhe transmetojnë forca inerciale në sistemet strukturore vertikale dhe sigurojnë atë që këto sisteme të veprojnë së bashku për t’i rezistuar veprimit sizmik horizontal. Veprimi i mbulesave të ndërkateve si diafragma është veçanërisht i rëndësishëm në rastet e planimetrive komplekse dhe jouniforme të sistemeve strukturore vertikale, ose kur përdoren së bashku sisteme me karakteristika të ndryshme deformueshmërie horizontale.

6-Themelet e përshtatshme

Në këndvështrimin e veprimit sizmik, projektimi dhe ndërtimi i themeleve dhe i lidhjeve me strukturën sipër tyre duhet të sigurojnë atë që e gjithë ndërtesa t’i nënshtrohet një veprimi uniform sizmik.

 

Pas

Shirat e dendur/ Përmbyten tre shkolla në Tiranë, Shahini pezullon mësimin

Para

Rënie gurësh e rrëshqitje dheu, ARRSH paralajmëron shoferët: Ja rrugët ku duhet bërë kujdes

Para
Rënie gurësh e rrëshqitje dheu, ARRSH paralajmëron shoferët: Ja rrugët ku duhet bërë kujdes

Rënie gurësh e rrëshqitje dheu, ARRSH paralajmëron shoferët: Ja rrugët ku duhet bërë kujdes

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar