• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Reja i druhet euforisë: Duhet të rregullojmë disa defekte

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Reja i druhet euforisë: Duhet të rregullojmë disa defekte
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka shprehur kënaqësinë e tij për fitoren me Islandën, por tentoi që të ulë me këmbë në tokë lojtarët për të mbajtur larg euferinë. Për Rejan pjesa e dytë ishte një fytyrë e keqe dhe ekipi e nisi në gjumë, duke i lejuar kundërshtarit hapësira dhe mundësinë për të na bërë dy gola.

A pati një lloj paniku në mbrojtje?

Më bëhet qejfi që kemi fituar ndeshjen, por më vjen keq që kemi pësuar gola që mund të evitoheshin. Hymë në pjesën e dytë të përgjumur, dhe i dhamë një gol të shpejtë Islandës. Duke qenë se janë të fortë nga gjendja fizike, prisja që të dominonin. Por, ndodhi e kundërta dhe arritëm këtë rezultat.

Ndryshimet në formacion…

Me formacionin çunat më kënaqën të gjithë. Kemi një mesfushë teknike, Memushaj, Bare dhe Gjasula, që bëri rolin e digës. Gjetëm forca të reja, dhe lojtarë që mund të na japin për të ardhmen. Edhe në ndeshjen e parë me Islandën bëmë një takim të mirë, dhe nuk meritonim të humbnim.



Sa e ndihmon kjo fitore për të fituar besim?

Skuadra po rritet. Kjo fitore na ndihmon. E vërtetë që ajo që ndodhi në fillim të pjesës së dytë nuk duhet të ndodhë më. Duhet të dyfishojmë sforcot kur jemi në avantazh. Jo gjithmonë fati do jetë me ne.

A është kjo fitore pjesë e ambicies për të drejtuar ekipin edhe pas këtyre eliminatoreve?

Për mua nuk është problem kontrate. Nëse gjejmë akordin, mund të vazhdoj, por edhe mund të kthehem në shtëpi duke bërë akoma më mirë. Më pëlqen klima e grupit, dua ta rris akoma nivelin. Sot nuk kemi bërë asgjë. Morëm një fitore të madhe, por duhet të shohim të ardhmen. Kemi dy ndeshje në transfertë, duhet të marrim pikë dhe atje, të jemi të kënaqur.

Duhet të rregullojmë diçka në krahun e majtë të mbrojtjes…

Nga krahu i majtë kishim probleme. Gjimshiti ishte i dëmtuar, por nuk e kuptuam. Edhe Hysaj ishte i dëmtuar. Nuk e dija edhe nëse Bare e Memushaj do luanin 90 minuta. Por, ata që u futën në pjesën e dytë më dhanë kënaqësi. Abrashi në të djathtë më kënaqi, edhe Veseli bëri ndeshje të mirë në ato minuta që luajti. Kënaqem sepse ekipi ka shpirtin e grupit. Këto gjëra duhen për të vijuar.

Pas

Humbje, por Kosova del me kokën lartë nga Anglia

Para

Akuzat për trafik droge/ Ish-prokurori tregon se çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

Para
Akuzat për trafik droge/ Ish-prokurori  tregon se çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

Akuzat për trafik droge/ Ish-prokurori tregon se çfarë ndodh nëse Tahiri shpallet fajtor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar