Presidenti Meta gjatë dëshmisë së tij që dha përpara Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, është përballur dhe me një pyetje që i ka bërë deputetja e PS Vasilika Hysi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes se ku e gjeti të drejtën për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve, Meta u shpreh se e ka bërë në bazë të praktikës së presidencës.
“Lidhur me se ku e gje të drejtën për shfuqizim e kam në bazë të gjithë praktikës së presidencës. Në cilin nen të Kushteues i jepet e drejta qeverisë për të çdekretuar vendimet e saj?! Pyetja nuk është e gjetur dhe kjo është një gje e qartë. Nëse do të pranoj që unë kam bërë një shkelje të Kushtetutës atëherë edhe unë të tjerët do të pranojnë që kanë bërë këtë shkelje, gjë që nuk kanë bërë. Presidenti nuk mund të priste që të ndodhet gjakderdhje dhe kam bërë me përgjegjësi të plotë. Unë nuk mund të jap garanci për opozitën. Por që do të ishte koha e duhur që të reflektonte do të kishim kohën e mjaftueshmë që opozita e re të kishte dhe kandidatë për të qenë në zgjedhje. Nga pikpamja formale të mos shkelnim të drejtën e konventës për të drejtat e njeriut.”- u shpreh Meta.
Ndërkohë që presidenti, sqaroi se shtyrjen e datës së zgjedhjeve ka dashur që t’ja komunikojë kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçit.
“Në datën 8 qeshor kur është marrë vendimi. Kam telefonuar kryetarin e kuvendit, dhe ky i fundit ka qenë në Tepelenë për arsye të një angazhimi. Nuk mund ta ndaja me asnjë tjetër këtë çështje. Dhe këtë çështje vetëm me ekipin tim të sigurisë kombëtare e kam ndarë për të evituar ngjarje që mund të sillnin një krizë”- u shpreh Meta.