• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pse Ilir Meta nuk duhet të kishte shkelur në komisionin hetimor. Si i dha ceremonialitet institucional një pushteti që i kanë rënë brekët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Pse Ilir Meta nuk duhet të kishte shkelur në komisionin hetimor. Si i dha ceremonialitet institucional një pushteti që i kanë rënë brekët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Ilir Meta u përpoq në çdo gjest dhe çdo gërmë të qëndronte në staturën e shtetarit. Ai përsëriti edhe njëherë argumentat tashmë të njohur të ndarë në tre shtylla, se përse, për arsye kushtetuese, të sigurisë kombëatre dhe të interesit kombëtar, vendosi anullimin e 30 qershorit. Ai u përpoq të luante rolin e unifikuesit të kombit që nuk binte dakord as me veprimet e papërgjegjshme të Bashës dhe as me arrogancën qore të Edi Ramës. Ai i qëndroi versionit presidencial se kishte kërkuar gjatë gjithë kohës kompromisin dhe shmangjen e përplasjeve të dhunshme.

Pra, po të supozojmë se gjendemi në një situatë normale, Ilir Meta u soll si një burrë shteti, i cili e respekton piramidën në krye të së cilës gjendet, madje deri edhe procedurën qesharake që kërkon shkarkimin e tij.

Dhe këtu natyrshëm lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale? A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak të mbetur antikushtuetshmërisht me 120 deputetë? A është e domosdoshme pjesmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sepse të jemi të qartë, pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale. Ky qe kurthi ku ra dhe Ilir Meta. Ai e trajtoi atë si të tillë. Me merakun skrupuloz për tu dukur si burrë shteti, ai i dha legjitimitet bandës së pushtetit.

Ai nuk duhet të kishte shkelur në atë komision. Ai duhet ta kishte refuzuar atë farsë “korrekte dhe paqësore”. Aq më pak ai duhet të përpiqej të hiqej si një kryetar shteti që respekton të gjitha palët. Sepse sjellja me normalitet dhe asnjëanësia ndaj palës të cilën ai kishte sot përballë, është në rastin më të mirë një gafë politike. Pikërisht këtë bëri Ilir Meta sot, duke paraqitur si normalë, një pakicë banditësh anormalë.

 

 

 

 

Pas

Digjet një makinë në Tiranë, ja kujt i përkiste (EMRI)

Para

Zbulohet vendi, ja nga ku e ndoqi Rama fjalën e Metës në Komisionin Hetimor

Para
Zbulohet vendi, ja nga ku e ndoqi Rama fjalën e Metës në Komisionin Hetimor

Zbulohet vendi, ja nga ku e ndoqi Rama fjalën e Metës në Komisionin Hetimor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar