• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Policia, hape derën”, si u kap sot anëtari i njërës nga 4 bandat kriminale, deri tani 58 të arrestuar (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Policia, hape derën”, si u kap sot anëtari i njërës nga 4 bandat kriminale, deri tani 58 të arrestuar (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon megaoperacioni i Policisë së Shtetit i koduar “LIMIT”.

Ditën e sotme është arrestuar një tjetër person.



Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.S 65 vjeç, banues në Korçë, i cili akuzohet si pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë këtij operacioni.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi arrestuan 58 personi dhe u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Vijon megaoperacioni policor i koduar “LIMIT”

Shkon në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Operacioni nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Në vijim të operacionit “LIMIT”, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Ndërsa gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në këkrim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë.

Pas

Mbërrin në Tiranë pajisja që do të përgjojë përdoruesit e “Whatsapp” dhe “Viber”

Para

Plas sherri në mes të Tiranës, deputeti konfliktohet me qytetarin: Nuk më bën dot presion ti mua (VIDEO)

Para
Plas sherri në mes të Tiranës, deputeti konfliktohet me qytetarin: Nuk më bën dot presion ti mua (VIDEO)

Plas sherri në mes të Tiranës, deputeti konfliktohet me qytetarin: Nuk më bën dot presion ti mua (VIDEO)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar