• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD nxjerr dokumentin ‘bombë’ për kryebashkiakun e Vaut të Dejës: I dënuar në Itali, anëtar i grupit të rrezikshëm kriminal

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD nxjerr dokumentin ‘bombë’ për kryebashkiakun e Vaut të Dejës: I dënuar në Itali, anëtar i grupit të rrezikshëm kriminal
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Partia Demokratike ka publikuar prova të reja për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babani.

Me anë të një konference për shtyp, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentin ku sipas tij vërtetohet se Babani është dënuar për vjedhje automjetesh në Sicili.



Bardhi shtoi ndër të tjera se Babani ka qenë anëtar i një grupi të rrezikshem kriminal.

“Është arrestuar nga policia e italiane duke vjedhur makina. Ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal në Sicili, për vjedhje. Ka qendruar në burg deri në datën 6 maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti italian. Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Ramës për Vaun e Dejës”, tha Bardhi.

“Mark Babani, nen emrin e rreme Marq Babaj është arretuar më 4 prill 1994 në Sicili për vjedhje në rrethana rënduese e kryer në bashkëpunim. Ai është arrestuar duke vjedhur makina. Kandidati i Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal në Sicili.

Marq Babaj ka qëndruar në burg sipas regjstrit të sistemit të burgjeve deri më 6 maj 94 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti italian”

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Prej gati një muaji, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të pakundërshtueshme se tre nga kandidatët e Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit, kanë të kaluar kriminale. Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës e kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Për këtë arsye ata duhet të ishin larguar të gjithë nga detyra që mbajnë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ishin në burg për fallsifikim.

Filtri përballë shkeljes së ligjit duhet të ishte propozuesi dhe mbështetësi politik i tyre Edi Rama. Akti më normal i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama u detyrohet qytetarëve të Shkodrës një shpjegim pse zgjodhi Valdrin Pjetrin, një trafikant droge, për të përfaqësuar Shkodrën.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë banorëve të Vorës pse u ka caktuar një fallsifikator parash dhe mashtrues si Agim Kajmaku në krye të bashkisë.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë dhe të flasë sot përse vendosi që të identifikohet me një kriminel si Mark Babani në Vaun e Dejës.

Deri më sot Edi Rama ka bërë të kundërtën e marrjes së përgjegjësisë publike për emërimet e tij kriminale në bashkitë e vendit. Ai është fshehur si burracak pas zvarritjeve të prokurorisë, e cila akoma nuk ka një përgjigje për asnjërin prej kriminelëve të Edi Ramës.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtet.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.

Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

Ky që shikoni është një dokument i nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.

Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.

Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

Asnjë vonesë apo manipulim i organit të prokurorisë nuk e fsheh më të vërtetën se Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

 

 

Pas

PREKESE/ Cristiano Ronaldo shpërthen në lot pas fjalëve të padëgjuara të babait të ndjerë (VIDEO)

Para

“Mëso sa të duash, kazma të pret”, historia e përndjekjes së Alma Liços, mësuesja e parë e internimit

Para
“Mëso sa të duash, kazma të pret”, historia e përndjekjes së Alma Liços, mësuesja e parë e internimit

“Mëso sa të duash, kazma të pret", historia e përndjekjes së Alma Liços, mësuesja e parë e internimit

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar