• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Një vezë për mëngjes kundër ishemisë – vlerat për organizmin

nga Fast News
6 years më parë
në Lifestyle
0
Një vezë për mëngjes kundër ishemisë – vlerat për organizmin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18 përqind më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

I njëjti studim thotë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 28 përqind më pak të rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale.

Në studim u analizuan të dhënat e plot 400,000 të rriturve.

Ata ishin të moshave nga 30 deri në 79 vjeç.

Studime të tjera në të cilat bazohet AgroWeb.org, analizuan regjimin ushqimor të pjesëmarrësve dhe sasinë e vezëve të konsumuara prej tyre.

Në harkun kohor të nëntë viteve, ata regjistruan të dhënat shëndetësore, duke u përpjekur për të kuptuar rolin e vezëve në shëndet.

Njerëzit që kishin një konsum mesatar të vezëve – një herë në ditë- kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këtu përfshihet ataku në zemër, ishemia, hemoragjia cerebrale e sëmundje të tjera të të njëjtit grupim.

Vlerat E Vezëve Për Organizmin
Kolina
Shkencëtarët kanë provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit.

Nëse hani vezë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.

Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës.

Sy Të Mprehtë
Vezët e pulave janë të pasura me luteinë.

Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitaminë D Dhe Kalçium
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Vezët janë të pasura me vitaminë D e cila ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçiumin dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

Më Shumë Vitaminë B
Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë.

Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës.

Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Rënie Në Peshë
Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt.

Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë, duke ju lejuar të ulni sasinë e ushqimit të konsumuar brenda një dite./AgroWeb.org

Pas

Publikohen pamjet, si e vëzhgonte Blendi Teta Santiagon para vrasjes

Para

Google ka publikuar një bazë të dhënash ndaj videove false për të luftuar fenomenin e ”deepfake”

Para
Google ka publikuar një bazë të dhënash ndaj videove false për të luftuar fenomenin e ”deepfake”

Google ka publikuar një bazë të dhënash ndaj videove false për të luftuar fenomenin e ”deepfake”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar