• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Momenti kur oficeri i sigurisë nxjerr kokainën me çantë nga Porti i Durrësit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Momenti kur oficeri i sigurisë nxjerr kokainën me çantë nga Porti i Durrësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Një operacion ndërkombëtar droge, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe policisë greke nën bashkëpunimin e DEA-s amerikane, çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë. Lënda narkotike me origjine nga Ekuadori u prit në portin e Durrësit nga tre persona, prej të cilëve 2 u vunë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim”.

Ky është momenti kur Ardian Bega largohet nga kontenieri me një çantë sportive në krahë. Aty ai besonte se kishte drogën e porositur në Ekuador, për llogari të Gentian Malindit.

Në fakt, policia greke e kishte zëvendësuar drogën me pako me oriz dhe brenda tyre kishte futur një gjurmues GPS.

53-vjeçari Bega dhe Altin Myslimhaka, 37 vjeç, kishin për detyrë të nxirrnin drogën nga kontenierët e portit të Durrësit.

E kanë marrë ngarkesën dhe e kanë futur në një makinë, në të cilën gjendej edhe pritësi i saj, Gentian Malindi.

Por në rrugën dytësore Plepa-Golem, ata kanë kuptuar që pakot e drogës ishin zëvendësuar me oriz dhe i kanë hedhur. Policia, që po i mbante nën vëzhgim ka ndërhyre për t’i ndaluar, por Malindi ka mundur të largohet.

Dy të tjerët u arrestuan.

Sinjali i parë për trafikun e kësaj sasie të madhe droge u dha nga autoritetet greke më 26 Gusht, pasi droga u zbulua në portin e Pireut, në një operacion të koordinuar nga DEA.

“Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019. Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.”

Bega ishte punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe e ka pasur të lehtë të hynte deri tek kontenierët. Ndërsa Altin Myslimhaka ishte punonjës mirëmbajtjeje i një anije peshkimi.

Paraditen e së premtes dy të arrestuarit janë lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Për cn policia vijon kërkimet. Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është arrestuar në Qershor të vitit 2013, kur në një furgon u gjet një sasi prej 289 kg kanabis, por në fund u lirua për mungesë provash.

Ky është rasti i dytë që në portin e Durrësit sekuestrohet një sasi e madhe kokainë që vinte nga Ekuadori. Në shkurt të 2018-s u sekuestruan 613 kg kokainë në kontenierin e mbushur me banane ku në pranga u vunë tre persona, mes të cilëve edhe Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet.

Pas

Eksperti Kristaq Kume flet për Reformën Zgjedhore: PS dhe PD nuk duan ndryshimin e sistemit, përfitojnë nga të ‘vegjlit’

Para

Shumë degë të gjuhëve të huaja drejt mbylljes, mesatarja e vendosur nga qeveria fut në krizë Filologjikun

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar