• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Megaoperacion ndërkombëtar, ja 4 grupet kriminale që u shkatërruan sot

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Megaoperacion ndërkombëtar, ja 4 grupet kriminale që u shkatërruan sot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “LIMIT”. Policia bën me dije se si rezultat i këtij operacioni u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve.

Si pjesë të këtyre grupeve kriminale në pranga janë vënë  57 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Ky operacion i gjerë e Policisë së shtetit është shtrirë në 6 qytete të ndryshime dhe për finalizimin e tij janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Policisë së Shtetit.

Operacioni i koduar “LIMIT”, është nisur më parë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me policinë greke dhe hetimet për konkretizimin e tij janë shtrirë në një periudhë kohore prej më shumë se 3 vite.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë operacioneve në kuadër të “LIMIT”, Policia greke ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Policia bën me dije se në këtë operacion të madh anti krim u angazhuan rreth 300 forca policore.

Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

NJOFTIMI I POLICISE

Pas

Pas operacionit që shkatërroi 4 banda të rrezikshme, Lleshaj bën një tjetër paralajmërim të fortë

Para

“Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta”, presidenca i përgjigjet zyrtares së lartë të BE

Para
“Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta”, presidenca i përgjigjet zyrtares së lartë të BE

“Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta”, presidenca i përgjigjet zyrtares së lartë të BE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

Recent News

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

15:15 | 19/01/2026
Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

14:43 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar