Ditën e sotme u ekstradua nga Holanda njëri prej të arrestuarve i grupit të grabitësve “Babagjyshët”.
Fatmir Pjetri u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 30 vjet burg për kryerjen e 13 grabitjeve gjatë vitit 2013.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Hollanda 33-vjeçari i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:
Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
•Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
•Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
•Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
•Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagës, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Kush është Fatjon Pjetri?
33-vjeçari është nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.
Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.
Lista e vjedhjeve të kryera nga ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014:
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
- Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare X.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.