• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Hetimi për rrugën e Arbrit/ “Gjoka Konstruksion” hedh në gjyq Sonila Qaton: U inspektuam nga një grup pune si turistë, kemi dokumente të rregullta

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Hetimi për rrugën e Arbrit/ “Gjoka Konstruksion” hedh në gjyq Sonila Qaton: U inspektuam nga një grup pune si turistë, kemi dokumente të rregullta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Gjoka Konstruksion” ka paditur në gjykatë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato për prishje të imazhit me qëllim. Në një reagim për mediat, “Gjoka Konstruksion” ka mohuar akuzat se paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës ”Kardhiq-Delvinë lot 7”, sipas së cilëve e gjitha kjo bëhet me qëllim favorizimin e një tjetër kompanie, më konkretisht “Ircop” S.p.a. Në reagimin për media, kompania thekson se Qato, e gjendur në kushtet që nuk po gjende mundësi për të shpallur fituese “Ircop” S.p.a., ngriti një grup pune, të paligjshëm, sic ata e cilësojnë, për të cilët akuzojnë se nuk kanë kryer si duhet inspektimet, por vinin me “duar në xhepa”.

“Pas lajmeve të botuara në media se “Gjoka Konstruksion” sh.a ka paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës ”Kardhiq-Delvinë lot 7”, kemi përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e plotë përballë publikut për të sqaruar se kjo situatë është një tentative e dëshpëruar e Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar për të shpallur fitues me cdo kusht një bashkim kompanish sic është “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj & “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k & “Vega” sh.p.k & “A&E Enginering” sh.p.k , ku asnjëra nuk ka eksperiencë në tunele, përvec kompanise “Ircop” S.p.a e cila është regjistruar dhe paisur me licencë 2 javë pas hapjes tenderit. Madje kemi dyshimin që kjo është edhe arsyeja që procedura prej njoftimit fillestar të datës së tenderimit është shtyrë 2 here, me qëllim që ti jepte mundësi kësaj kompanie për të përgatitur dokumentat. ARrSh na ka skualifikuar për arsye që skanë asnjë lidhje me punimet e ngjashme apo punimet e Rrugës së Arbrit. Pas ankesës që kemi bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili është institucioni më i lartë në fushën e prokurimit publik, është marre vendim që ARrSh të rregulloje shkeljen e kryer dhe të na kualifikojë. Por edhe në këtë rast ARrSh ka kundërshtuar këtë vendim duke i kerkuar Komisionit të Prokurimit Publik rishqyrtim për të njëjtat arsye. Përsëri KPP e ka hedhur poshtë.





Ndërkohë në mënyrë krejt të paligjshme, por sigurisht nga dëshpërimi që nuk po e arrinte qëllimin për të nxjerrë në mënyrë të padrejtë fitues kontraktoret e preferuar të saj, drejtoresha, ngre një grup të paligjshëm dhe pa njoftuar asnjeri, që të kontrollojë punimet në rrugën e Arbrit. Pavarësisht paligjshmërisë dhe përbërjes së pakualifikuar të këtij grup inspektimi, ne i kemi lejuar që të futen në kantier. Inspektimi ka qënë në formën e një shëtitje turistike, me duar në xhepa dhe pa asnjë dokument, pa asnjë konstatim dhe pa asnjë pyetje.

Për raportin që ka dalë nëpër media ne si shoqëri nuk jemi vënë asnjëherë në dijeni, hera e parë që e shohim është nga mediat, që domethënë nuk kemi pasur asnjëherë shans për t’u shpjeguar. Deklarojmë gjithashtu me përgjegjësi të plotë që cdo punë që është situacionuar dhe deklaruar në rrugën e Arbrit është e realizuar 100%. Nuk kemi thënë kurrë që rruga e Arbrit ka mbaruar sepse kjo do kishte qënë një mrekulli dhe një arritje shume e madhe për të gjithë, por cdo gjë që është paraqitur në dokumentat e dorëzuara në ARrSh është e saktë.

Gjithashtu për sa i përket lajmit që ne kemi marrë 70 miliard leke nga buxheti për punë që skemi bërë, duam t’ju informojmë që është totalisht i pavërtetë. Deri me sot janë realizuar rreth 43 % të volumeve të punimeve të rrugës së Arbrit, që do të thotë që shoqëria koncensionare është mbi 13 % para kohe në realizim. E vetmja pagesë e marrë nga buxheti është në fillim të vitit pasi shoqëria koncensionare kishte realizuar 25% të punimeve sipas parashikimeve në kontratë. Kjo pagesë nga buxheti është 2.1 miliardë, nga të cilat pas pagesës ne i kemi kthyer shtetit në pagesa tvsh dhe tatim fitimi pothuajse te gjithe kete vlere.

Nga nesër padia e parë për Drejtoren e ARrSh do të jetë fillimisht në gjykatë për prishje të imazhit të kompanisë, me informacione të nxjerra në media të cilat janë të paverteta”, thuhet në njoftim.

Pas

Meta: Raporti i OSBE-së, skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

Para

Publikohet lista/ Ja gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Para
Publikohet lista/ Ja gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Publikohet lista/ Ja gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Të Gjitha

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
09:48 | 14/08/2025
0

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

Recent News

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

09:48 | 14/08/2025
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar