• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Furtunë” në administratë, procedohen penalisht 6 ish-drejtues të ALUIZNI dhe llixhave në Dibër

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Furtunë” në administratë, procedohen penalisht 6 ish-drejtues të ALUIZNI dhe llixhave në Dibër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta kundër informalitetit ka çuar për ndjekje penale 6 zyrtarë në qytetin e Dibrës.

Mësohet se është proceduar penalisht ish-drejtori i ALUIZNI-t në Drejtorinë Rajonale të Dibrës, shtetasi N. K 56 vjeç.



Po ashtu nën hetim është vendosur përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t në këtë qytet. “N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t,   në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë  të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që katër zyrtarët e tjerë janë  ish-drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

“Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Shpërdorojnë detyrën me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.
Ndër të proceduarit edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

Nën hetim 6 shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor, ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t,   në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë  të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qenë  të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër,  dyshohet se me veprimet  e tyre, në kundërshtim me ligjin,  kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.

 

Pas

Kryemadhi rrëfen drekën me Endri Fugën: Ja çfarë me tha për Ramën dhe Metën

Para

Sot 21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur u sulmua kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar (FOTOT)

Para
Sot 21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur u sulmua kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar (FOTOT)

Sot 21 vite nga 14 shtatori 1998, dita kur u sulmua kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar (FOTOT)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar