• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Edi Rama veç në q***nanën e vet, ka me i dhënë 7 mln euro”, del audiopërgjimi bombë i zyrtarit të PS (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Edi Rama veç në q***nanën e vet, ka me i dhënë 7 mln euro”, del audiopërgjimi bombë i zyrtarit të PS (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja e 4 HEC-eve në Kaçinar të Mirditës ka vënë përballë banorët e zonës me firmën ndërtuese e cila e ka marrë prej kohësh lejen e ndërtimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të parët këmbëngulin në mosndërtimin e këtyre HEC-eve pasi grumbullimi i ujërave në kaskadën Kaçinar do t’u zhdukte atyre çdo lloj mundësie për jetesë. Të dytët pretendojnë se qeveria u ka dhënë të drejtën sipas ligjit të ndërtojnë.



Por të paktën prej disa muajsh konflikti ka zbritur në ‘bazë’, tek administratori i Njësisë Administrative Kaçinar, Gjet Shkurti.

Vetëm 2 muaj më parë ky i fundit u kap në audio me disa banorë të zonës teksa i kërcënonte ata për t’u hapur rrugë ndërtimeve të HEC-eve se projekti shkonte në miliona lekë.

“Pasha Zotin njanen ke me e ba, a me hik a me marrë paret (50 mijë euro), vec n’hifsh n’tok”, dëgjohet Shkurti në audio ndërsa banori i përgjigjet: “Ti Gjet s’mundesh me na ba presion”.

Audio u publikua në muajin korrik në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë sot Faxweb.al ka siguruar një tjetër audio ku dëgjohet administratori socialist i Kaçinarit, Gjet Shkurti teksa debaton me një banor të zonës ku i përmend dhe kryeministrin Rama si garanci e ndërtimit të këtyre HEC-eve:

“Veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhan firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhan firmën për me e bo, trrakk, e di ai“.

Banori (i paidentifikuar) i kërkon ta zgjidhin këtë çështje me Kanun, por sipas administratorit Shkurti shoqëria e ka marrë ‘me shtet’ lejen, çka garanton mospengimin e ndërtimit të HEC-eve në zonë.

Biseda e plotë mes administratorit Gjet Shkurti dhe një banori të zonës:

Administratori: As s’jemi djegur, as s’kemi dalë fare. I dalim zot vetes e harrojmë shtetin, shtetin e lëmë mënjanë, me merremi me punët tona.
Qytetari: Pse nuk e zgjidhni me Kanun punën e ujit atëhere?
Administratori: Se kemi fitu me Kanun (lejen) e kemi fitu me shtet. Por katunit (banorëve të fshatit), duhet me iu përgjigj.
Qytetari: Herë thua Kanun e herë me shtet mor burrë…
Administratori: E ka fitu me shtet (lejen e HEC), dhe ate veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhanë firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhëne firmën për ta bërë, trrak, e di ai… Ndërsa me zakon e di ai se ka thënë Edi Rama, ajo është toka jote.

Kujtojmë se kontrata për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Mirditës është firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë “Shpërdhaza – Energji” shpk. Gjithashtu administratori Gjet Shkurti është nipi i pronarit të “Shperdhaza Energji”, Ndue Shkurti.

Nga ana tjetër odisea e banorëve në mbrojtje të resurseve të tyre natyre vijoi dhe sot ku u shënuan disa incidente në zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC-eve.

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar një banor i zonës u shoqërua në komisariat dhe u mbajt për disa orë pasi u kishte bërë thirrje banorëve të tjerë të protestonin kundër nisjes së punimeve.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në asnjë prej 4 HEC-eve të parashikuara në zonën e Mirditës nuk ka nisur puna për ndërtimin e tyre.

Atëherë nëse qeveria nuk i ka ‘mbrojtur krahët’ firmës ndërtuese me klauzola dëmshpërblimi në rast të mosrealizimit të investimit lind pyetja: Pse kryeministri Rama duhet t’i kthejë mbrapsht 7 milionë euro?!/ Faxweb.al

Pas

A po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore?

Para

“Mami, harrova të të jap diçka…”, i tha vajza… E ëma nuk ia pranoi dhuratën, por s’e priti dot mëngjesin e nesërm!

Para
“Mami, harrova të të jap diçka…”, i tha vajza… E ëma nuk ia pranoi dhuratën, por s’e priti dot mëngjesin e nesërm!

“Mami, harrova të të jap diçka…”, i tha vajza… E ëma nuk ia pranoi dhuratën, por s’e priti dot mëngjesin e nesërm!

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar