• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dokumenti i identifikimit tuaj skadon brenda këtij viti? Ka një njoftim të rëndësishëm për ju

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Dokumenti i identifikimit tuaj skadon brenda këtij viti? Ka një njoftim të rëndësishëm për ju
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aplikimet për dokumentet e identifikimit, pasaporta biometrike dhe karta identiteti tashmë do të bëhen duke respektuar afatet kohore për tre muajt në vijim.

Lajmi është dhënë nga zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, gjatë një inspektimi që bëri në ambientet e ADISA-s në njësinë nr 6 në Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike.





Voda ishte bashkë me deputeten e Tiranës Blerina Gjylameti dhe administratorin e Njësisë së Kombinatit, Adriatik Merko.

Zv.ministrja u shpreh se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet, duke lejuar të aplikojnë brenda muajit tetor vetëm shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar – Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj – Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.

Kjo ndarje, nënvizoi Voda, duhet respektuar pasi përndryshe, shtetasit që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.

Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.

Afatet kohore

Kartat ID të prodhuara në muajt JANAR, SHKURT, MARS, PRILL 2009
Aplikimi deri në 31 Tetor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt MAJ, QERSHOR, KORRIK, GUSHT 2009
Aplikimi deri në 30 Nëntor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt SHTATOR, TETOR, NËNTOR, DHJETOR 2009
Aplikimi deri në 31 Dhjetor 2019

Deklarata:

“Më vjen mirë që sot ndodhemi këtu, pra në zyrat e ADISA-s të Njësisë 6, bashkë me Blerinën dhe Adriatikun. Ajo çfarë shoh është pikërisht fluksi i madh i njerëzve, nëse do të shohim postet e aplikimit të Aleat-it. Pra fluksi është i madh, njerëzit vijojnë të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Kemi menduar, në mënyrë që të rregullojmë fluksin, – i cili patjetër në muajin dhjetor do të jetë i lartë, pasi kemi përveç kartave të identitetit edhe pasaportat biometrike, – të bëjmë një ndarje në fasha të qytetarëve për aplikim. Do të thotë u bëj thirrje qytetarëve, të cilëve u skadon karta në periudhën janar-prill, të vijnë të aplikojnë brenda muajit tetor. Qytetarët nga maji deri në gusht duhet të aplikojnë në muajin nëntor dhe, nga shtatori deri në dhjetor, do të aplikojnë në muajin dhjetor. Këtë ndarje në fasha ne e kemi bërë që të shmangim fluksin, që qytetarët të marrin shërbimin në kohë. Por më lejoni të them, ju lutem zbatojeni këtë rregull që ne kemi vënë për të pasur ju një shërbim më të mirë, por edhe të mos penalizoheni se më pas do të duhet të prisni muajin janar për të aplikuar për të marrë dokumentin e identifikimit,” tha Zv.ministrja Voda.

 

Pas

Përplasje e fortë/ Klosi i përgjigjet Veliajt: Ligji i ri prishi dëshirat dhe lakminë e një kryebashkiaku

Para

Durrës/ 110 kg kokainë brenda kontenierëve, kush është oficeri i Portit që u arrestua nga policia (EMRI)

Para
Durrës/ 110 kg kokainë brenda kontenierëve, kush është oficeri i Portit që u arrestua nga policia (EMRI)

Durrës/ 110 kg kokainë brenda kontenierëve, kush është oficeri i Portit që u arrestua nga policia (EMRI)

Të Gjitha

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

nga Fast News
16:27 | 22/07/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

nga Fast News
09:30 | 22/07/2025
0

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

nga Fast News
09:00 | 22/07/2025
0

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

nga Fast News
08:30 | 22/07/2025
0

Recent News

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

16:27 | 22/07/2025
10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

09:30 | 22/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar