• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do iu marr të gjithëve me vete” juristi plas ‘bombën’: Tahiri kërcënoi PS, ka dosje të rënda për Ramën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Do iu marr të gjithëve me vete” juristi plas ‘bombën’: Tahiri kërcënoi PS, ka dosje të rënda për Ramën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, të cilat iu konvertuan në 3.4 muaj shërbim prove, ka ardhur dhe reagimi i juristit Çlirim Gjata, njëkohësisht Sekretar i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike.

Gjata shprehet se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ishte politik, dhe se kryeministri Rama nuk e shiti deri në fund, pasi kishte frikë prej tij.

I ftuar në rubrikën “Opinion” Gjata shtoi ndër të tjera se sipas tij Tahiri disponon gjëra dhe dosje shumë të rënda për Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Rama nuk e shiti deri në fund Tahirin, sepse kishte frikë, pas Tahiri pati të dhëna për të, kishte dosje. Vetëm përgjimet e Dibrës dhe Durrësit e pamë çfarë doli, imagjino çfarë mund të ketë Saimiri për to. Saimir Tahiri di shumë gjëra, ai tha dje “Do kishte qenë më burrërore, të më dënonin sipas akuzave të Prokurorisë”. Ky ishte kërcënim i hapur”, tha Gjata.

Çfarë prisnit për Saimir tahirin?
E dinim që gjithçka prisnim, vetëm drejtësi jo. Ajo që ndodhi mbrëmë, mund ta perifrazoj me shprehjen popullore: “u mbars mali, e polli një mi”. Shpërdorimi i detyrës sot është si agjitacioni i propagandës në kohën e Enverit. Shpërdorim detyre mund të gjejmë për këdo. Është një urë shpëtimi për të larë duart. Problemi është shumë më i thellë. Gjithçka sillej rreth asaj shprehjes “shefi i madh”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me çfarë thotë Tahiri, tregon se ai ka vërtet gjëra të rënda, se ka qenë ministër i Brendshëm dhe në një kohë shumë të trazuar, kur Shqipëria u kanabizua. Tahiri nuk e lejoi ta godisnin që nga deklarata e tij “S’keni parë gjë akoma”, deri te “Shefi i madh”, duke iu thënë se “do iu marr të gjithëve me vete”. Këtu ai kërcënoi hapur Edi Ramën. Kjo e shpëtoi atë, por shkatërroi drejtësinë. Dosja “Tahiri” u shkatërrua me ardhjen e Arta Markut dhe shoqes së saj, Donika Prela.

Si e keni parë Tahirin, sigurinë e tij?
Të mbrojtur politikisht nga Rama. Kjo që ndodhi me Tahirin ishte brenda luftës për pushtet mes Tahirit, Ramës e të tjerëve brenda PS. Sa ministra të Brendshëm ka futur në burg Enver Hoxha? Të gjitha me radhë, që kishin bërë krime, por kryekrimineli ishte Enver Hoxha. E njëjta metodë përdoret tani me përjashtim të pushkatimit. Rama nuk e shiti deri në fund Tahirin, sepse kishte frikë, pas Tahiri pati të dhëna për të, kishte dosje. Vetëm përgjimet e Dibrës dhe Durrësit e pamë çfarë doli, imagjino çfarë mund të ketë Saimiri për to. Nëse Tahiri do dënohej për drogë e grup kriminal, po Rama ku ishte që nuk e shikonte.

Kauza e PD është që fajtorët të dalin para drejtësisë. Për shkak të drogës, nuk kemi asnjë lëvizje drejt BE-së. Nuk u dha drejtësi. Saimir Tahiri di shumë gjëra, ai tha dje “Do kishte qenë më burrërore, të më dënonin sipas akuzave të Prokurorisë”. Ky ishte kërcënim i hapur.

Treshja e gjyqtarëve që vendosën për Tahirin a ka pasur presion?
Ka pas edhe vendime më të bujshme, me vrasës e super-killera. Këtu problemi është politikë dhe gjykata ra në rrjetën politike. Nëse ata justifikohen se kishte stres, duhet të japin dorëheqjen urgjent. Ishte një zgjidhje politike për çështjen “Tahiri”.

 

Pas

I shpëtoi burgut/ Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin

Para

“Dënim shkurajues”, reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane pas vendimit për Saimir Tahirin

Para
“Dënim shkurajues”, reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane pas vendimit për Saimir Tahirin

“Dënim shkurajues”, reagimi i fortë i Ambasadës Amerikane pas vendimit për Saimir Tahirin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

nga Fast News
16:00 | 19/01/2026
0

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

nga Fast News
15:45 | 19/01/2026
0

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Recent News

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

16:00 | 19/01/2026
KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

15:45 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar