• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ç’do të thotë të jesh gazetar sot?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ç’do të thotë të jesh gazetar sot?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arbjona Çibuku

Të studiuarit gazetari do të thotë që pas përfundimeve të bachelorit apo masterit do të bëhesh gazetar në mediat online. Në rastin më të mirë do të kesh gjetur punë në ndonjë nga mediat tradicionale. Studentët e gazetarisë, krahasuar me studentët e degëve të tjera, janë të vetmit që nisin të punojnë që në vit të parë në “fushën e tyre”. Por ajo që nuk shkon me është se pavarësisht kësaj, edhe pas 10 vitesh punë, ata vazhdojnë të jenë ndër më të keqpaguarit. Të jesh sot gazetar do të thotë të paguhesh nga shuma e klikimeve që do të marrë lajmi yt.



Nga se varet kjo? Nga koha që ka harxhuar një gazetar për të shkruar? Apo nga përmbajtja e lajmit dhe se sa i mirë është ai? Në gazetari, kur hyjmë në fakultet, mësojmë disa norma etike të cilat gazetari duhet të ketë parasysh kur shkruan një lajm, ndërton një kronikë, vendos titullin, etj. Mirëpo klikimet nuk varen aspak nga cilësia e lajmit.

Të jesh gazetar sot do të thotë t’i thyesh ato norma, në të kundërt nuk do të “ecësh” dot. Lajmi yt bëhet i pavlerë sepse nuk lexohet. Ti do të shkruash atë që kërkon audienca. Por a e kërkon vërtet audienca? Apo kjo që “audienca kërkon” i është imponuar duke ia dhënë për një kohë të gjatë dhe tanimë s’mund të bëjë pa të? Pse shfaq audienca më shumë interes për një deklaratë të Bashës apo Ramës sesa për kuzimi i kohës.

Në kushte të tilla ka shumë pak gjasa të në gazetari, kur hyjmë në fakultet, mësojmë disa norma etike të cilat gazetari duhet të ketë parasysh kur shkruan një lajm, ndërton një kronikë, vendos titullin, etj. Mirëpo klikimet nuk varen aspak nga cilësia e lajmit. Të jesh gazetar sot do të thotë t’i thyesh ato norma, në të kundërt nuk do të “ecësh” dot. Lajmi yt bëhet i pavlerë sepse nuk lexohet. Bashës apo Ramës sesa për një investigim të bërë në lidhje me funksionalitetin e sindikatave në vend?

Ç’mund të bëjë gazetari në këto kushte? Të harxhojë kohë për të bërë një investigim, rezultati i të cilit mund të jetë tepër i mirë, por do të marrë maksimumi 10 klikime, apo të shkruajë deklaratën me dy fjali të Ramës? Të qenit gazetar sot do të thotë të zgjedhësh të dytën sepse ta lyp puna. Gazetari paguhet indirekt nga sponsorët dhe, nëse lajmi s’ka performancë të mirë, të ulet rroga. Ah, rroga! E kam përmendur më sipër se janë ndër më të keqpaguarit. Në librin “Mbi televizionin”, Bourdieu-ja i quan gazetarët nënproletariat. Çka do të thotë se jo vetëm të keqpaguar, po edhe më keq. Gazetari humbet dinjitetin. Ai nuk është më gazetar. Ajo që prodhon nuk është gazetari. Mediat online kanë sjellë një sërë avantazhesh, por ato po e degradojnë gurën e gazetarit. Sot në Shqipëri nuk ka më gazetarë. Po i kthehem sërish Bourdieu-së: “Në media ndodh një censurë e padukshme.” E ka fjalën për në televizion ku tema të imponohet, kushtet e komunikimit po ashtu, tilla ka shumë pak gjasa të thuhet ndonjë gjë me vlerë.

Në mediat online kjo censurë është kthyer në autocensurë. Gazetari i sotëm e di se çfarë duhet shkruar e çfarë jo. Ai do të shkruajë atë që shitet. Jo se kjo nuk ndodh në mediat tradicionale, por në mediat e reja abuzimi me gazetarinë është një alarm i madh për fushën mediatike. Tjetër shqetësim është nevoja e gazetarit. Të qenit sot gazetar do të thotë se je i zëvendësueshëm shumë lehtë.

“A na duhen më gazetarët?” – pyet Eric Scherer-i. Në një kohë kur nuk ka informacion dhe gazetari nuk prodhon më gazetari, ai kthehet në zëdhënës dhe bëhet lehtësisht i zëvendësueshëm. Për pasojë humb vlera lajmore. Media online ka arritur të depërtojë edhe në median konvencionale. Televizionet apo gazetat i referohen jo rrallëherë mediave online si burime informacioni. Edicioni informativ dhe gazetat mbushen me postimet e politikanëve. Gazetari nuk e di më funksionin e tij. Ai nuk e di pse po e shkruan atë deklaratë, por kthehet në riprodhues.

Gazetaria sot është një alarm. Nuk ka më lajme, por riprodhim të fjalëve të dikujt tjetër. Gazetari nuk e interpreton më ngjarjen, pasi mund t’i cenohet vendi i kontrolluara nga pushteti ekonomik dhe politik

Pas

Aksident i rëndë në Shkodër, kamioni përplas biçikletën

Para

Aksident i frikshëm në dalje të Tiranës, shoferin e shpëton një mrekulli

Para
Aksident i frikshëm në dalje të Tiranës, shoferin e shpëton një mrekulli

Aksident i frikshëm në dalje të Tiranës, shoferin e shpëton një mrekulli

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar