• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Bënin kërdinë duke vjedhur makinat në Tiranë, arrestohet vlonjati, në kërkim bashkëpunëtori

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Bënin kërdinë duke vjedhur makinat në Tiranë, arrestohet vlonjati, në kërkim bashkëpunëtori

Foto ilustruese

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar nga Vlora pasi akuzohet se ka grabitur një sërë automjetesh në zonën e Liqenit të Farkës.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.A, kishte kryer në bashkëpunim me një tjetër person me iniciale K.K grabitjen e 6 makinave.

Bashkëpunëtori i A.A është shpallur në kërkim, dhe të dy rezultojnë të dënuar për vjedhje.

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE



Tiranë / Operacion policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

– K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;

– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në  parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;

– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;

– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;

– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S.,  në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;

– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Pas

Akuzat e PD, Prokuroria bën lëvizjen e rradhës për Mark Babanin

Para

Tragjike/ Shqiptarja gjendet e masakruar me thikë në krevat, bashkëshorti në gjendje shoku

Para
Tragjike/ Shqiptarja gjendet e masakruar me thikë në krevat, bashkëshorti në gjendje shoku

Tragjike/ Shqiptarja gjendet e masakruar me thikë në krevat, bashkëshorti në gjendje shoku

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar