• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Agustin Kola: Shpëtim Gjikën e dua fort, të reagojnë ata që e vendosën ndeshjen

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Agustin Kola: Shpëtim Gjikën e dua fort, të reagojnë ata që e vendosën ndeshjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agustin Kola përsërit se finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit në vitin 2009 ka qenë e toleruar në favor të vlonjateve me ndërhyrjen e politikës. Pas reagimit të Shpëtim Gjikës, ish-kryebashkiak i Vlorës e njëkohësisht në ato vite president i Flamurtarit, legjenda bardheblu ka përsëritur për Vip Sport se këto deklarata nuk prishnin marrëdhënien që kishin të dy.

Ai ka nxitur ish-presidentin Bamir Topi të reagojë, duke theksuar se me Gjikën kishte një miqësi të madhe, ashtu si vlerësimin e dashurinë që kishte për Flamurtarin e popullin e Vlorës.

“Ajo që unë thashë nuk ka lidhje me shitje ndeshjesh për lekë dhe këtë e përsëris. E gjitha kjo u bë sepse ndërhyri politika dhe në momentin që politika ndërhyn, nuk mund të flitet më për sport. Me Gjikën unë nuk kam asgjë personale, sepse është një mik shumë i mirë dhe sa e dua Gjikën e sa më do ai mua, nuk besoj se duhet kush tjetër.

Unë e njoh shumë mirë Gjikën dhe e di shumë mirë që është burrë zotëri dhe prandaj e bëri edhe atë reagim. Po të ishte burrë, do të reagonte Bamiri por të gjithë e dimë kush, si dhe çfarë është politika në Shqipëri.

Gjika ka bërë shumë dhe sa të mira ka bërë ai për Flamurtarin… ndërsa këta tjerët po i shkatërrojnë. S’besoj se e do kush Flamurtarin dhe Tiranën aq sa i dua unë, por i dua tamam ndërsa këta mendojnë t’i shkatërrojnë. Mua më kanë dashur dhe i dua të gjithë ata që kanë bërë për Flamurtarin, që nga Vasil Ruci e Sokol Kushta e tifozeria. Ata janë shpirti i vërtetë i Flamurtarit dhe me ta kam qenë miq në fushë e jashtë saj.



Unë jam i drejtpërdrejtë, thashë fiton Kukësi, fitoi. Thashë fiton Partizani, fitoi. Jo se e parashikova, por sepse kështu do politika.

Përsëri dua të sqaroj çështjen me Gjikën. Unë nuk kam asgjë me të, e dua shume dhe e di se çfarë njeriu është. Ne kemi qenë gjithmonë të persekutuar më herët, “jo maloku”, “jo çami””, ishin fjalët e Kolës për deklaratat e tij për shitjen e finales së Kupës së Shqipërisë dhe reagimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

Vip Sport

Pas

“Reforma Zgjedhore kusht për Shqipërinë” Borchardt thirrje palëve: Duhet dialog, pres propozime konkrete nga partitë

Para

E papritur, përfaqësuesit e opozitës largohen nga tryeza për Reformën Zgjedhore

Para
E papritur, përfaqësuesit e opozitës largohen nga tryeza për Reformën Zgjedhore

E papritur, përfaqësuesit e opozitës largohen nga tryeza për Reformën Zgjedhore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar