• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Zbardhet dëshmia e oficerit të sigurisë që nxori çantat me drogë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Zbardhet dëshmia e oficerit të sigurisë që nxori çantat me drogë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Gentian Malindi do më paguante 200 mijë lekë për ndihmën që do t’i jepja në Port. Ai më kërkoi ta ndihmoja për të nxjerrë një çantë nga terminali dhe më garantoi se nuk ishte asgjë me rrezik. Më joshi shpërblimi….por nuk kisha dijeni se bëhej fjalë për kokainë”.

Kështu e nis dëshminë e tij para hetuesve, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, një prej dy të arrestuarve për përfshirje në trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.



Kokaina u zbulua nga autoritetet greke në Portin e Piresë dhe atje u vendos të zëvendësohej me oriz dhe të bëhej dorëzim i kontrolluar, me qëllim identifikimin e pritësve të ngarkesës. Ardian Bega rrëfen për hetuesit se me pronarin e anijes Anyway, Gentian Malindi, njihet prej një viti e gjysmë dhe në port ai kishte marrë përsipër të shmangte rojen në hyrje të Terminalit.

“Pasi pimë kafe u nisëm unë, Gentiani dhe një miku i tij. Kur mbërritëm në hyrje të Portit, pashë që roja i kontenierëve ishte kolegu im B.H. Kur pashë atë i kam kërkuar Gentit të më tregonte se sa ishte kafja ime dhe përsëri e kam pyetur nëse kishte ndonjë problem.

Gentiani më tha se do të më jepte 20.000 lekë të reja dhe më tha se s’kishte asnjë problem. E mendova se edhe pa mua ata mund të mbaronin punë, kur pashë B. H, por gjithsesi ju gëzova shpërblimit që do të merrja. Pasi bëmë një xhiro me makinë i kam folur Bashkimit dhe i kam thënë nëse donte të pinte ndonjë gjë dhe vendosëm të pinim nga një gotë raki. Në kohën kur ne u ulëm, shoku i Gentit doli nga makina nga krahu që dola dhe unë. Ai kishte veshur nje jelek fosforeshent dhe u drejtua drejt kontenierëve brenda sheshit”.

Ai shpjegon se 15 minuta më vonë, është ngjitur më makinën që drejtonte Gentian Malindi dhe janë nisur në drejtim të shkëmbit të Kavajës. Ata kishin mundur ta merrnin cantën.

“Sapo dolëm nga Porti, Gentiani i tha shokut të tij: “shtype, shtype pak”, “jepi ka si boshllëk”. Ai i përgjigjet: “po ashtu më duket”. Genti i tha nxire ta shikoj me çfarë është mbështjellë. Ai nxorri nga çanta një kallëp dhe ia tregoi. Genti i kërkoi të nxirrte edhe një tjetër. Në momentin që ai po e nxirrte, Genti e pyeti: Sa ishin, 22? Dhe shoku iu përgjigj: Po. Në ato momente mua m’u tha pështyma në gojë. Kam arritur t’iu them vetëm dy fjalë: çfarë është kjo?”. Gentiani më tha: Pusho me nerva dhe vazhdoi bisedën më shokun e tij.

Kur Genti mori pakon në dorë i tha shokut të tij: Nuk është kjo mbështjelllja, qenka lojë. Dhe tha: Mos flisni se ka çip. Kuptova se ishte i acaruar dhe po ecte tmerrësisht shpejt. Kur ndodheshim afër Plepave, Gentiani i tha shokut të tij: Çaje njëherë të shohim, ai me zor e çau dhe i tha Gentianit: “Është oriz”. I nevrikosur Gentiani i tha: “Çaj edhe një tjetër”. Pasi ai e çau edhe pakon e dytë, ai përsëri i tha se ishte oriz. Në këtë moment Gentiani i tha hidhe çantën. Personalisht u tremba shumë dhe nuk kam folur asnjë fjalë”.

Dëshmia e Begës konsiderohet kyçe për zbardhjen e trafikimit të sasisë së madhe të drogës, që vinte nga Ekuadori. Kokaina ishte fshehur në motorët e frigoriferëve, në 4 kontenierë. Krahas tij në pranga ka përfunduar edhe Altin Myslihaka, punëtor në anijen e Malindit, ndërsa është shpallur në kërkim djali i avokatit të njohur në Durrës.

Marrë nga Balkanweb

Pas

Shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit, zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias për raportin përfundimtar

Para

Përplasje mes IKMT-së dhe banorëve në Vlorë/Berisha:Stop terrorit qeveritar

Para
Përplasje mes IKMT-së dhe banorëve në Vlorë/Berisha:Stop terrorit qeveritar

Përplasje mes IKMT-së dhe banorëve në Vlorë/Berisha:Stop terrorit qeveritar

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar