• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Vrasjet e njëpasnjëshme në vend, Lleshaj kritika të ashpra drejtuesve të Policisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasjet e njëpasnjëshme në vend, Lleshaj kritika të ashpra drejtuesve të Policisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në vend, të cilët kanë raportuar për gjendjen e sigurisë dhe të rendit pas vrasjeve të bujshme që kanë ndodhur kohët e fundit, sidomos në gusht.

Ende pa kaluar dy javë nga muaji gusht, në vend janë shënuar pesë vrasje. Në tri raste prej tyre, mënyra e ekzekutimit tregon për vrasje të stilit mafioz.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë tek nevoja e intensifikimit të punës së drejtuesve dhe strukturave të PSH kundër veprimtarisë së rëndë kriminale në vend.

Sezoni i suksesshëm turistik ka sjellë si rezultat që Shqipëria të ketë aktualisht rreth dy herë më shumë banorë sesa në ditët e zakonshme të vitit. Bashkë me rritjen e jashtëzakonshme të numrit të përgjithshëm të njerëzve në vend, janë rritur shumë edhe sfidat dhe problemet me të cilat duhet të merret Policia e Shtetit, e cila është po ajo.

Ministri Lleshaj kërkoi me forcë rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë këtë periudhë për qëllime kriminale.

Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht,  Lleshaj përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim.

“Presingu” i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, mbikqyrja parandaluese ndaj tyre, kontrollet e mjediseve të frekuentuara prej tyre, e automjeteve dhe e veprimeve u përcaktuan si detyrë e dorës së parë.

Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka etj.

Ministri kërkoi angazhim të fortë për menaxhimin efektiv të qarkullimit rrugor, në kushtet e rëndimit të tij për shkak të flukseve të mëdha dhe të sjelljes së papërshtatshme të disa qytetarëve.

Për strukturat kundër Krimit Ekonomik u kërkua thellimi i angazhimit në operacionin e përbashkët kundër informalitetit në ekonomi.

Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ku evidentoi nevojen për vigjilencë të pandërprerë në këtë fushë.

Të njëjtën vigjilencë kërkoi ai edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend në kushtet e thatësirës dhe temperaturave të larta, duke përcaktuar detyra për të gjtha strukturat e PSH.

Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim ishte lufta kundër korrupsionit në radhët e vetë strukturave policore. Duke evidentuar numrin e shtuar të punonjësve të Policisë që janë arrestuar apo që janë në proces hetimi penal për korrupsion, Ministri tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të PSH, ndaj të cilëve kërkoi përgjegjësi maksimale në goditjen e çdo rasti të korrupsionit dhe të cënimit të integritetit në radhët e Policisë së Shtetit.

Në kushtet e volumeve shumë të shtuara të angazhimit të PSH, e cila ka kapacitete të limituara njerëzore, teknike dhe financiare, e vetmja rrugë e arsyeshme për sukses është bashkëpunimi efektiv me publikun. Në këtë drejtim u kërkua përmirësim i komunikimit, tërheqje efektive e informacionit dhe reagim i shpejtë ndaj tij. Mbetet sfidë e rëndësishme e PSH gjetja e rrugëve për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në shërbim të sigurisë. Kushdo është i ftuar të ndajë me Policinë çdo informacion për persona të botës së krimit, ngjarje kriminale, kundërvajtje të ndryshme penale, armëmbajtje pa leje, shkelje të rregullave të qarkullimit, zjarreve etj.

Etiketa: drejtuesit e policiseSander Lleshaj
Pas

Hiqni dorë urgjentisht nga këto 8 ushqime, ju formojnë dhjamin në bark

Para

Jo vetëm Valdrin Pjetri, Basha nxjerr listën e kryebashkiakëve dhe deputetëve socialistë të lidhur me krimin (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar