• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Voltana Ademi nuk dorëzon Bashkinë, më e vendosur se kurrë paralajmëron hapin e rradhës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Voltana Ademi nuk dorëzon Bashkinë, më e vendosur se kurrë paralajmëron hapin e rradhës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse një tjetër bastion historik i së djathtës, Bashkia e Kamzës, u mor dje nga socialistët me kandidatin e dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit Rakip Suli, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi thekson se nuk do të tërhiqet nga qëllimi për të kundërshtuar marrjen e detyrës nga të zgjedhurit e rinj.

Një ndër arsyet është edhe për faktin se Prokurori ka nisur verifikimin e figurës së kryebashkiakut të PS, Valdrin Pjetri, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.



Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Voltana Ademi ka bërë një përmbledhje të gjithë procedurës ligjore që është ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat opozita nuk mori pjesë.

STATUSI  I PLOTE I KRYEBASHKIAKES VOLTANA ADEMI

HAPI I RADHËS…

Para disa ditëve, katër javë pas votimeve moniste të Partisë Socialiste, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të “30 qershorit”. Me vetëm 4 vota, si kurrë më parë në këto 30 vite, “komisarët politikë” të PS-së, në zbatim të urdhrave të uzurpatorit Edi Rama, i bënë ekzekutimin e fundit masakrës më të rëndë të një procesi elektoral në Shqipëri. Duke refuzuar si asnjëherë më parë çdo ankimim të partive politike, të individëve pjesëmarrës në këtë palo – proces, duke zhdukur mijëra vota diferencë në mes numrit të votave dhe numrit të votuesve, ky komision vazhdoi në rrugën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të vendit.

Në mungesë të kuorumit të antarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të marrë vendime për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Nën shembullin e “partisë-shtet” bilologjike dhe ideologjike, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor pranë Apelit të Tiranës vendimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak me kërkesën për shpërndarjen e mandateve të këtyre këshillave. Kolegji Zgjedhor, iu bashkua kështu zinxhirit të paligjshmërisë që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë farsë – zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor i Zgjedhjeve vazhdoi shkeljen e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, shkelje të cilat janë lehtësisht të evidentueshme, duke bërë që këto vendime të Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjën e mandateve të këshillave bashkiak të bien haptazi ndesh me Kushtetutën e RSH.

Për të qenë më e qartë arsyetimi logjik dhe juridik është i thjeshtë.

Sipas Kodit Zgjedhor vendimi për shpërndarjen e mandateve të anëtarëve të këshillave bashkiak bëhet me së paku 5 vota të KQZ. Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka paraparë Kolegjin Zgjedhor si një gjykatë e posaçme për gjykimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Nisur nga fakti që Kolegji është Gjykatë Apeli si çdo gjykatë tjetër në kuptim të Kushtetutës, kjo gjykatë në respektim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe pozicionit kushtetues të gjykatave dhe paanshmërisë së tyre në raport me konfliktet e politike zgjedhore, nuk mundet të ushtrojë kompetencën e KQZ dhe të marrë vendime në vend të KQZ. Kolegji si çdo gjykatë tjetër e pavarur dhe e krijuar me ligj mund vetëm të vleresojë ligjshmërinë e vendimeve të KQZ, dhe në bazë të Nenit 158 “Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor”, mundet të shprehet duke i lënë në fuqi, ndryshuar ose shfuqizuar, konstatuar pavlefshmërinë absolute të tyre, apo duke detyruar KQZ-së për të marrë vendim, dhe jo t’i marrë vetë këto vendime duke marrë kompetencat e KQZ. Referuar Nenit 21, pika 7 të Kodit Zgjedhor, vetëm KQZ “shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore”.

Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim. Sigurisht, pavarësisht se ndaj këtyre vendimeve nuk parashikohet ankim, Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës së ankimit që i bën ligji. Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën!

“30 qershori” nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi. Të gjitha këto shkelje flagrante, po bëhen nën trysninë e pashoqe që qeveria uzurpatore po i bën përmes “vetting”-ut edhe gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, gjoja “reformë në drejtësi” që i qëndron mbi kokë si “Shpata e Ramës”. Nga ana tjetër, të gjitha këto institucione janë kthyer në zbatuese të urdhrave politikë të një individi, tashmë zyrtarisht i sëmurë nga “etja për pushtet”. Pushtet që e merr në mënyrë antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët dhe me paratë që vjedh, të rifitojë sërish pushtetin. Me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor, antarët e të cilëve janë thjeshtë “komisarë politikë”, zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të jenë asnjëherë të lira, të ndershme, me standarte demokratike, gjithpërfshirëse dhe të pranuara nga palët. “30 qershori” është një tjetër provë e fortë dhe e pakundërshtueshme me farsë- zgjedhjet që janë turpi i Shqipërisë e i shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit.

Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kam bindjen qe demokracia do të triumfojë mbi tiraninë e narkoshtetit dhe KQZ socialiste!

 

 

 

Etiketa: bashkia shkodervoltana ademi
Pas

Tronditen themelet e politikës në Maqedoninë e Veriut, zbulohet skandali i madh me korrupsionin dhe valixhet me para (VIDEO)

Para

E rëndë në Vlorë, një person humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Para
E rëndë në Vlorë, një person humb jetën në plazhin e Zvërnecit

E rëndë në Vlorë, një person humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar