• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ushqime mes lagështirës, minjve dhe merimangave, AKU bllokon 141.6 ton produkte të pasigurta, gjobë biznesit në Fushë Krujë (FOTO-VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ushqime mes lagështirës, minjve dhe merimangave, AKU bllokon 141.6 ton produkte të pasigurta, gjobë biznesit në Fushë Krujë (FOTO-VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 141.6 ton produkte të pasigurta, ndërsa ka ndëshkuar me 3.15 milion lekë kundravajtjet.

AKU bën me dije se vijon kontrollet në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor duke monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbajtjes pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.



Nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë. Në disa thasë me miell nga lagështia ishin formuar masa të ngurta, sende dhe objekte të panevojshme për aktivitetin ishin të hedhura nëpër ambjent, ambjenti i ambalazhimit dhe magazinimit ishte i padezinfektuar, produktet ushqimore ruhen në të njëjtin ambjent me plehrat kimike, frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku, lëvizja e produktit sipas numrit të lotit ose datës së skadencës nuk regjistrohej për gjurmim dhe plani/manuali i vetëkontrollit nuk njihej/zbatohej.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb). Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),

Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),

Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,

Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimorë për parandaluar çdo praktikë abuzive që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.

 

Pas

Bashkia lë 180 punonjës të administratës tre muaj pa rroga, kryebashkiaku: Duhet durim dhe mirëkuptim

Para

“Mos më depërtoni, do të më vrasin” terroristi i ISIS lutet në Gjykatën e Durrësit

Para
“Mos më depërtoni, do të më vrasin” terroristi i ISIS lutet në Gjykatën e Durrësit

“Mos më depërtoni, do të më vrasin” terroristi i ISIS lutet në Gjykatën e Durrësit

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar