Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tentuan të shkonin në Angli me dokumenta false, arrestohen 2 persona në Rinas, në kërkim 1 tjetër

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Tentuan të shkonin në Angli me dokumenta false, arrestohen 2 persona në Rinas, në kërkim 1 tjetër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës dhe ajo kufitare e Aeroportit të Rinasit kanë ndaluar dy persona teksa po tentonin të kalonin për në Angli me dokumenta false.

Operacioni i koduar “LUTTON” ndaloi 52-vjeçarin V.L dhe 19-vjeçarin H.N.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale V.L kishte falsifikuar dokumentet me qëllim të kalonte tranzit të riun H.N. nga aeroporti i Venecias drejt Britanisë së Madhe. Ai do të përfitonte nga kjo iniciativë plot 15 mijë £.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhe A.L., i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të arrestuarit për këtë veprimtari ilegale.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit 15 000 paund britanikë.

Finalizohet operacioni policor “LUTTON”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “LUTTON”, në kuadër të të cilit u bë  arrestimi i shtetasve:

L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin;

N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.

Pas pasjisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.L., i dyshuar si bashkëpuntor  në këtë vepër penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

 

 

 

Pas

Pas largimit nga News 24, Adi Krasta bën reagimin që nuk pritej vetëm me një FOTO

Para

“Euro 2020” Edy Reja shpall zyrtarisht listën e lojtarëve kundër Francës dhe Islandës

Para
“Euro 2020” Edy Reja shpall zyrtarisht listën e lojtarëve kundër Francës dhe Islandës

“Euro 2020” Edy Reja shpall zyrtarisht listën e lojtarëve kundër Francës dhe Islandës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

nga Fast News
13:50 | 02/04/2026
0

Tatimet publikojnë listën e pagave të referencës në mjekësi dhe estetikë, paralajmërohen kontrolle

Tatimet publikojnë listën e pagave të referencës në mjekësi dhe estetikë, paralajmërohen kontrolle

nga Fast News
13:34 | 02/04/2026
0

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

nga Fast News
15:24 | 01/04/2026
0

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

nga Fast News
15:20 | 01/04/2026
0

Recent News

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

Banka e Shqipërisë analizon ekonominë: Po tregojmë kujdes të shtuar ndaj rreziqeve gjeopolitike

13:50 | 02/04/2026
Tatimet publikojnë listën e pagave të referencës në mjekësi dhe estetikë, paralajmërohen kontrolle

Tatimet publikojnë listën e pagave të referencës në mjekësi dhe estetikë, paralajmërohen kontrolle

13:34 | 02/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora