• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë në korrik, por ikin polakët, të parët që erdhën; “Arratisen” vendasit

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë në korrik, por ikin polakët, të parët që erdhën; “Arratisen” vendasit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga Veriu në Jug. Në plazhet e Durrësit dëgjon rëndom të flitet polonisht apo çekisht, në malet e Veriut ka gjermanë, spanjollë, anglezë etj.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.176.810. Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është rritur me 14,5%.



Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë gjatë shtatë muajve të 2019 është 3.313.762, duke u rritur me 12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në Korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6%.

Polakët në fakt ishin të parët që “zbuluan” Shqipërinë, pasi tre-katër vjet më parë, ata erdhën përmes agjencisë ITAKA, që parableu dhomat kryesisht në bregdetin e Durrësit, duke nxitur sipërmarrësit shqiptarë të investonin në shtimin e kapaciteteve. Sipas INSTAT, në 2018-n, Shqipërinë e vizituan 153 mijë polakë, me rritje 34% në raport me një vit më parë. Por, pas një rritjeje të ndjeshme dyshifrore, në vitin e katërt, polakët po shfaqin më pak interes për Shqipërinë. Në korrik, që është kulmi i sezonit, erdhën 37 mijë polakë, nga 43 mijë vitin e mëparshëm.

Maciej Sokalski, koordinator i Shitjeve për Agjencinë “Rego-Bis” në Poloni dhe rezident në Durrës, shprehet për “Monitor” se në vitin 2018, paketat turistike të vendit tonë u bënë relativisht të shtrenjta. Nëse situata përsëritet edhe këtë vit, tkurrja është e pashmangshme, çka ka nisur të reflektohet në rënien e numrit të turistëve që sjell kjo kompani. Ai nënvizon se nga kontaktet që ka me 500 agjentë në Poloni, të cilët marketojnë paketat e vendeve të ndryshme, Shqipëria tashmë nuk konsiderohet si destinacion ekonomik.

Turistët nga Kosova mbeten të parët

Ndryshe nga viti i kaluar, kur shtetasit nga Kosova shfaqën pakënaqësitë e tyre në Shqipëri, këtë vit ata janë kthyer sërish.

Për 7-mujorin, hynë në Shqipëri më shumë se 1 milion shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve në vend.

Të dytët janë maqedonasit, në 372 mijë për 7-mujorin, me një rritje të lehtë prej 3.4%. Më pas vazhdojnë grekët (311 mijë), italianët (159 mijë), anglezët (223 mijë), malazezët (216 mijë), polakët (76 mijë).

Edhe shqiptarët “arratisen” jashtë

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit korrik 2019, janë 1.463.133 duke shënuar një rritje me 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, në korrik 2019, janë 516.173. Krahasuar me korrik 2018, ky numër është rritur 10,9%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2019, janë 946.960. Krahasuar me korrik 2018, ky numër është ulur 2,4 %.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë gjatë shtatë muajve të 2019, është 3.172.613 duke u rritur 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Pas

Vllaznia e nis me këmbë të mbarë, mund Laçin e pritshmërive të mëdha

Para

Po vinte erë e keqe, gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Fier

Para
Po vinte erë e keqe, gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Fier

Po vinte erë e keqe, gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Fier

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar