• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shifrat/ Nuk është Tirana, zbulohet qyteti me më shumë shofere gra në Shqipëri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shifrat/ Nuk është Tirana, zbulohet qyteti me më shumë shofere gra në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur numrin e lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra. Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve të Monitor për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi. Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8 gra për çdo 1000 banorë. Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë. Megjithatë hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë. Për të njëjtin vit, INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Megjithatë numri i burrave që kanë marrë një leje drejtimi ka ardhur në rënie ne krahasim me një vit më parë kur u pajisën 49,651 burra. Kjo do të thotë që numri i meshkujve që marrin leje drejtimi është dy herë më i lartë se ai grave./Monitor

Etiketa: shofere grashqiperi
Pas

Humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e njohur italiane

Para

Ishin shpallur në kërkim, vetëdorëzohen në polici nëndrejtori i Kadastrës Durrës dhe ekonomisti (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar