• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rrugëtimi politik, nga Shpëtim doganieri në Idriz çami patriot…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rrugëtimi politik, nga Shpëtim doganieri në Idriz çami patriot…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot ai është shndërruar në personazh kryesor të politikës, duke i dhënë tonin asaj nën emrin e kauzës çame, por rrugëtimi politik e tregon jo dhe aq idealist, jo dhe aq koherent si çam i lindur. Ky është Shpëtim Idrizi, njeriu që gjithashtu po koston edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve me protagonizmin  e tij politik. Gjithnjë si “çam i lindur”.

Por siç u cek dhe pak më lart, ai nuk ishte i tillë kur u fut në të, por u bë gjatë rrugës.

Shpëtim Idrizi do ishte në fillimet e tij politike një teknokrat, i zgjedhur nga Nano për të drejtuar doganat shqiptare aty nga viti 2003.

Deri në atë kohë, emri i tij nuk ishte dhe aq i njohur, qoftë edhe si ekonomist apo financier, e aq më pak si eksponent politik tek e majta. Sa për çam, në kontekstin politik, as që njihej fare. Ai do përfshihej dalëngadalë në strukturat e PS-së, por kurrë si çam apo në emër të kauzës çame.

Pikëtakimi i tij me kauzën një fjalë do të ndodhte pas zgjedhjeve të vitit 2009. Idrizi fiton një mandat deputeti, por partia e tij, PS-ja, mbeti në opozitë. Kështu, ai nis e zhvendoset dalëngadalë tek kuaza që për momentin menaxhohej nga Tahir Muhedini, ku pas disa fërkimeve arrijnë të bien në kompromis për të qenë të dy në një front.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU merret në dorëzim nga Shpëtim Idrizi, i cili me mandat të PS-së kalon si deputet i saj në parlament, ama butë e butë, pa bërë fjalë me Ramën, të cilit, siç e tregoi dhe koha, ia mbajti syrin shkelur edhe gjatë aleancës me Berishën në vitet 2009-2013, duke qëndruar si veshka mes dy masave të dhjamit në qeveri, PD-së dhe LSI-së, me jo pak drejtori e poste administrative të marra, ku veçohej ajo e Transportit Rrugor, ndryshe  “Patentat”, që binin era lekë më thasë.

Madje media pranë opozitës në atë kohë, si Tema e Mero Bazes, talleshin me faktin se si kauza çame mund të merrte udhë zgjidhjeje nëpërmjet patentave!

Kohët ndryshuan dhe në pushtet erdhi PS-ja. Por kauza e Idrizit mbeti po ajo. Si “çam i lindur” për ta nxjerrë “qimen nga qulli” në çdo situatë, sado e vogël qimja e sado masë e madhe qulli, ai qëndroi fillimisht në opozitë, derisa ashtu si pa u ndjerë nisi të afrohej me ish-kryetarin e tij Rama, e sot janë sërish krahpërkrah njëri-tjetrit në aleancë.

Idrizi po shfaqet tashmë si një rival i Metës për ta mbajtur ai me “gjakun çam” të majtën në pushtet dhe kjo është mëse e natyrshme. Nëse ka një forcë politike apo një personazh politik që mund ta rivalizojë LSI-në apo Metën në frymë e profil politik – pavarësisht kauzave të integrimit apo çemërve të tragjedizuar – kjo është PDIU dhe Shpëtim Idrizi. /teshesh.com/

Etiketa: shpetim IdriziShpetim Idrizi Fatos Nanoshpetim Idrizi mashtrues
Pas

Kujdes! Mos e bëni këtë gjë nëse jeni djegur nga dielli

Para

“Roli i Edi Ramës në rrëzimin e bustit të Leninit”, analisti zbulon dy tëpavërteta në librin e mjekut të Enverit

Para
“Roli i Edi Ramës në rrëzimin e bustit të Leninit”, analisti zbulon dy tëpavërteta në librin e mjekut të Enverit

“Roli i Edi Ramës në rrëzimin e bustit të Leninit”, analisti zbulon dy tëpavërteta në librin e mjekut të Enverit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar