• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rrjedhja e informacionit, Arta Marku shpërndan rregulloren e re për prokurorët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rrjedhja e informacionit, Arta Marku shpërndan rregulloren e re për prokurorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurorja Arta Marku ka shpërndarë një udhëzim për të gjithë prokurorët me qëllim rritjen e masave të sigurisë në lidhje me mbrojtjen e dosjeve dhe informacioneve në to.

Arta Marku ka firmosur në datë 30 korrik, pra pak ditë më parë për të gjithë prokurorët. Neni 10 i udhëzimit kërkon ndalimin e publikimit të çdo informacioni apo çështje deri në përfundim të hetimeve paraprake.



“Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake” thuhet në dy pikat e para të nenit 10. Udhëzimin e ndanë një fije e hollë nga censura, pasi më këtë vendim rrezikohet që edhe një arrestim mund të mbahet sekret.

Ndërkohë që kur gjyqi bëhet me dyer të mbyllura, theksohet se informacioni, sikur ndodh në cdo vend të botës publikohet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë.

Por të shumë diskutueshme janë dy pikat e para të nenit, teksa udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve. Në analizën vjetore për 2018 shefja e organit të akuzës u bëri një ‘dush të ftohtë’ prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Marku tha asokohe se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete, ndërsa u bëri thirrje atyre që të mbajnë larg gazetarët, pasi ata nuk janë pjesë e grupit hetimor.

“Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cenuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim” tha ajo në 27 mars të këtij viti. Ndërkohë që dalja e përgjimeve për dy dosjet që shkaktuan edhe debat të fortë politik ishte kulmi ç’ka ka sjellë edhe miratimin e udhëzimit të ri.

Neni 10 Ndalimi i publikimit të aktit

  1. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.
  2. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
  3. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.
  4. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale.
  5. Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.
  6. Prokurori i çështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median./shqiptarja
Etiketa: Arta Marku
Pas

Aksident fatal në Fier, humb jetën drejtuesi i motorit

Para

Pas Greqisë radha jonë, tërmetet shkundin veriun e vendit

Para
Pas Greqisë radha jonë, tërmetet shkundin veriun e vendit

Pas Greqisë radha jonë, tërmetet shkundin veriun e vendit

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar