• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Roli i Edi Ramës në rrëzimin e bustit të Leninit”, analisti zbulon dy tëpavërteta në librin e mjekut të Enverit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Roli i Edi Ramës në rrëzimin e bustit të Leninit”, analisti zbulon dy tëpavërteta në librin e mjekut të Enverit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur, Ilir Demalia ka bërë një analizë të librit shumë të përfolur “Blloku” të ish-mjekut të diktatorit, Enver Hoxha, Isuf Kalo.

Në një postim në facebook, Demalia ka zbuluar dy të pavërteta në lidhje me hedhjen në erë të bustit të Stalinit në Shkodër si dhe rolin e Edi Rama dhe Arben Imamit në një tubim në përkujtim të vrasjes së Xhon Lenon.



Postimi i plotë i Ilir Demalia:

Isuf Kalo, gjatë gjithë librit “Blloku” , në mënyrë të djallëzuar shkruan faqe të tëra që nuk përputhen me realitetin. Anashkalon ngjarje dhe momente me qëllim . . .

Në f.474

“Pak kohë më vonë, më 14 janar 1990 në Shkodër u hodh në erë me dinamit busti i Stalinit dhe u zhvillua një demonstratë e heshtur e banorëve në qendër të qytetit.”

ne f.498

“Në vigjilje të shpalljes së pluralizmit politik, në një tubim në Institutin e Arteve, më 8 dhjetor 1990, në përkujtim të vrasjes së këngëtarit Xhon Lenon, protagonistit të grupit të famshëm britanik Bitëlls, i cili ishte shndërruar në ato vite në një simbol të kulturës, në sallën e mbushur plot, ndërkohë̈ që dëgjoheshin këngët e tij “Revolucion” dhe “Poëer to the people” (Fuqi popullit), studentët në sallë ngrinin lart dhe tundnin fotografinë̈ e këngëtarit, duke e shoqëruar atë me dy gishtat të ngritura lart, simbol i V-së (Victory), fitores.

Dy pedagogë të rinj në moshë të atij instituti, aktori Arben Imami dhe piktori Edvin Rama, të cilët do të luanin në vitet e mëpasshme role të rëndësishme politike në vend, shquheshin që atëherë për protagonizmin e tyre si frymëzues dhe aktivistë të ndryshimeve. Ndërkaq, regjimi bënte “të duruarin”, “të hutuarin”.

Në të dy këto raste thotë të pavërteta që nuk puqen me realitetin e kohës. Me standardet dhe analizat e së vërtetës në memoare-analizë të një kohe, disa të pavërteta rrëzojnë të tërën. Qëllimi, në funksion të shërbimit të shërbëtorit kastës në këtë rast dhe jo të vërtetës.

Absolutisht nuk është e vërtetë që në 14 janar 1990 është hedhur në erë me dinamit busti i Stalinit në Shkodër.

Në 14 janar 1990 u bë një demonstratë e heshtur në Shkodër para bustit Stalinit ku ishte organizuar tërheqja me litar e bustit të Stalinit.

Ai bust u hoq nga vetë shteti pas disa muajsh.

Absolutisht nuk është e vërtetë që përvjetorin e vrasjes së John Lenon në 8 dhjetor 1990 në Institutin e Lartë të Arteve e organizuan pedagogët e ri Edi Rama dhe Arben Imami. Te dy ata nuk kanë qenë në atë ngjarje. Edi Rama ishte në Korfuz!?? . . . Arben Imami diku tjetër . . .!

Ate ngjarje të përvjetorit të John Lenon e organizojë Ardian Klosi . . . Po atë natë u ngritën studentët për drita dhe ujë tek qyteti studentëve pa asnje ide dhe asnje mendim apo artikulim për pluralizëm politik.

Të pashfaqurat e dhjetorit 1990 që mundohet ti mbuloj duke i deformuar dhe interpretuar sipas marrëdhënieve te tij të vazhdimësisë sundimit të elitës komuniste në post-komunizëm si kontroll të demo(n)kracisë, janë pasojat që vazhdojnë ende sot si mungesë e demokracisë, shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve dhe Tallavasë shoqërore.

Kalo këtë e bën gjatë librit edhe me Kadaren, në rolin e tij demokratizimin e vendit?!!! duke anashkaluar dhe keqinterpretuar ngjarje si e mënjehersheme pas asaj te 14 janarit në Shkodër, “Demonstratën e heshtur” te 28 janarit 1990 dhe të tjera . . .

Së shpejti një analizë e triumfit të dytë komunist në demo(n)shkërdhatokraci . . .

Pas

Rrugëtimi politik, nga Shpëtim doganieri në Idriz çami patriot…

Para

Partizani i shkon afër mrekullisë, por nuk ia del në Moldavi

Para
Partizani i shkon afër mrekullisë, por nuk ia del në Moldavi

Partizani i shkon afër mrekullisë, por nuk ia del në Moldavi

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar