• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Reportazhi i Rai 3, Basha konferencë urgjente: Ndiq paranë, do i godas të gjithë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Reportazhi i Rai 3, Basha konferencë urgjente: Ndiq paranë, do i godas të gjithë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një reportazhi të publikuar në Itali nga Rai 3, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu. Duke marrë spunto nga ky material Basha tha se po kultivohet kanabis në 1/3 e territorit. Lideri demokrat akuzoi se qeveria po mbron organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Sipas tij PD e ka gati planin përmes programit, “ndiq paranë” që do të dedektojë origjinën e parave të pista që vijnë nga trafiku dhe aktivitetet e paligjshme.





“Të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 për drogën. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se: Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine.

Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë. Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Tashmë rrezikohet siguria kombëtare. Sektori bankar, i ndërtimit dhe turizmit po kapen nga krimi dhe kjo po kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar. Boom-i i ndërtimeve në Tiranë është i financiar nga krimi, si në rastin e Teatrit, por edhe të tjera” tha kryedemokrati

Basha theksoi se PD-ja po përgatit një program radikal kundër krimit dhe drogës, duke shtuar se programi do të shpaloset në shtator, ndërsa theksoi se paketa po përgatitet kur të vijë opozita në pushtet.

“Program radikal kundër krimit dhe drogës. Në shtator do të bëj të ditur planin kundër krimit dhe pastrimit të parave, auditim të gjitha ndërtimeve të veprave publike dhe private. Ka nisur hartimi i disa ligjeve kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit. Një ligj kundër pastrimit të parave. Që ditën e parë në pushtet qeveria do të nxjerrë fond për auditimet e thelluara për gjurmimet e parave në të gjithë botën për origjinën e parave në ndërtim dhe koncesione. Kriza do të përfundojnë me politikanë me pranga në duar, që të mos përsëritet” tha Basha.

Pas

Lajm tragjik nga Vlora, humb jetën një pushues në plazhin e Zvërnecit

Para

Kujtoi se ia hodhi me llotarinë, por ambasada i zbulon të palarën që kishte vite që e mbante fshehur…

Para
Kujtoi se ia hodhi me llotarinë, por ambasada i zbulon të palarën që kishte vite që e mbante fshehur…

Kujtoi se ia hodhi me llotarinë, por ambasada i zbulon të palarën që kishte vite që e mbante fshehur...

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar