Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rasti i Shkodrës, është problem sistemi, jo i një individi

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Rasti i Shkodrës, është problem sistemi, jo i një individi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Rasti i Shkodrës me personin e emëruar kandidat e më pas të konfirmuar formalisht edhe kryetar bashkie, nuk është çështje e një individi dhe as e një bashkie, por e një sistemi korruptiv politik e partiak emërimi, promovimi dhe ndarje pushteti.

Partitë, përfshirë PS, na kishin thënë se kanë bërë testin e dekriminalizimit për funksionarët e të zgjedhurit e tyre; Prokuroria, DAP, KQZ dhe institucionet e tjera na kishin thënë vazhdimisht se pas 2015 asnjë zyrtar nuk do të ketë më shanse promovimi në karrierë drejtuese nëse ka probleme me dekriminalizimin; kryeministri na kishte thënë se përzgjedhja e tij për Shkodrën ishte më e mira në historinë e tranzicionit. Ky sistem fiktiv e korruptiv promovimi ra për të 12-ën herë me vetëm një faqe A4 letër nga Italia.

Pyetja nuk është përse persona me CV problematike në të kaluarën duan të marrin poste drejtuese, por pyetje është përse këtyre personave, vetëm këtyre personave, iu dhurohen lehtësisht postet drejtuese, midis qindra e mijëra militantëve partiakë këta tipa përzgjidhen, promovohen dhe na imponohen si modele bashkëkohore, dhe mbi të gjitha, përse asnjë institucion nuk hetoi dhe as parandaloi skandale të tilla.

Si është e mundur që për të marrë në punë një roje pallati, një shofer apo një pastruese kërkohen e verifikohen një dosje me dokumente, kurse për të më të pasurit në politikë dhe më të pushtetshmit prej politikave abuzuese nuk ka as verifikim, as procedurë dhe as garë? Ata thjesht marrin një telefon apo mesazh nga shefi i madh, dhe emërohen menjëherë drejtorë, prefektë, deputetë, ministra, kryetarë bashkie, ambasadorë, etj, etj.

Në vendet parademokratike dështimet e skandalet lexohen si fitore që nuk kanë nevojë për përgjegjësi e as reflektim, në vendet demokratike dështimet e skandalet pranohen si faje ndaj merren përgjegjësi dhe reflektohet ndaj tyre. Shqipëria hyn tek e para. Duket se të gjithë ata që e promovuan me poste e ofiqe, së fundi ia dhanë dhuratë edhe bashkinë e Shkodrës, përfshirë kryeministrin, – janë të pafajshëm dhe viktima të një komploti jashtë tyre!

Në fakt, problemi nuk është djali që deshën ta bëjnë kryetar bashkie pa e kërkuar vetë atë post dhe as ata që e votuan me sy mbyllur atë; ai nuk është i pari dhe nuk do jetë as i fundit.

Problemi mbetet sistemi, sistemi partiak që ushqehet e ushqen modele të tilla, sistemi i meritës që nuk ekziston më as në letra, sistemi i trafikut të posteve e votave që mban në këmbë oligarkinë dhe shefin e tyre të radhës, sistemi i pandërshkrueshmërisë që nuk vë përpara përgjegjësisë asnjë prej atyre që e trajtojnë shtetin e partitë si pronë private, si dhe sistemi zgjedhor që nuk zgjedh por legjitimon të emëruarit nga shefat e mëdhenj nga Tirana.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Nga armët te tjetërsimi i pronave, ish-ministri denoncon të palarat e Valdrin Pjetrit dhe Mimi Kodhelit

Para

Qëlloi me armë në mes të Shkodrës, arrestohet 38-vjeçari

Para
Qëlloi me armë në mes të Shkodrës, arrestohet 38-vjeçari

Qëlloi me armë në mes të Shkodrës, arrestohet 38-vjeçari

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora