• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama letër sekrete drejtuesve të PS në rajone: Ka dy merake kryesore

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rama letër sekrete drejtuesve të PS në rajone: Ka dy merake kryesore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur situata politike duket disi e qetë dhe një pjesë e mirë e aktorëve të saj kanë shkuar me pushime, Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.

Në letrën e tij Rama thekson se profili i administratorëve duhet të jetë ai një shërbëtori të komunitetit dhe se nuk duhet të ketë batakçinj e feudalë partish nëpër bashki.





Duke paralajmëruar drejtuesit politikë, për këtë merak të tijin Rama shprehet se nuk ka për të pranuar kandidatura që dredhin zinxhir vetëm sepse marrin vota.

Më tej kryeministri ka edhe një tjetër shqetësim që ia adreson drejtuesve politik të PS në rajone, sa i përket drejtorëve aktualë në bashkitë e djathta, të cilët nuk duhet të preke deri në mbledhjen në fund të gushtit, por të përpilohet një raport për ta, duke filluar nga formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki.

Ai ka kërkuar që në çdo bashki duhet të ketë medoemos një nënkryetare grua.

Ky mesazh vjen përpara mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste në fund të muajit gusht.

“Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose!

Profili i administratoreve duhet të jetë profil sherbetori i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.

Po ashtu një raport për drejtorët aktuale në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventuale, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, asnjë levizje deri ate dite!

Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore. Këto për momentin. Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja. Kalofshi sa me mire! Edhe një merak paraprak që mos i ngrini mendjen kujt:

Asnjë nga ata që kanë qenë kryetare komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën!

Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!

Dhe mos e harroni: PS fitoi per ju në 30 qershor. ju duhet te bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!“, shkruan kryeministri Rama.

Pas

Ministrja Gjonaj nis fshesën te burgjet, ja kriteret për drejtorët e rinj

Para

Tragjike, gruaja po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina

Para
Tragjike, gruaja po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina

Tragjike, gruaja po kalonte rrugën, përplaset për vdekje nga makina

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar