• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Pushimet intime të kryeministrit Rama, dalin fotot e rralla brenda vilës luksoze në Dhërmi (FOTOT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pushimet intime të kryeministrit Rama, dalin fotot e rralla brenda vilës luksoze në Dhërmi (FOTOT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Eshtë bërë zakon prej tri vitesh që qëndra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi. Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euronews, për ti shpënë mesazhe kërcënuese Europës.

Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Toni Blair apo kryeministrat e rajonit si Ramush Haradinaj.

Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?

Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rallë që shikon nga karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën. Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën. Gjatë kohës së regjimit, më shumë ajo u përdor nga anëtari i byrosë politike, që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka.

Po ashtu në gjendjen që e lanë bllokmenët, ajo u përdor nga pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur botonte prej andej videot e famshme si notar, të cilat më shumë sesa mitin e liderit pa moshë shërbenin për të shkaktuar të qeshura.

I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, në kohën kur deklaronte se do të plakej aty me Koçon, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve që pararadhësit e tij e kishin lënë siç ishte. Ai i kaloi pushimet në rezidencën qeveritare të ujit të ftohtë në Vlorë derisa ajo të ndryshonte faqe. Gjë që u krye në verën e 2016. Nga brenda asaj iu ndrua pothuasje gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para. Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendëshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve. Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë. Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha që ia linte gjatë gushtit në përdorim parardhësit të tij të largët, Spiro Kolekës. Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës. Lapsi.al ka arritur të depërtojë brenda mureve të saj, për të parë dhomën e gjumit të rinovuar ku qetësohet lideri i rilindjes./ Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramavila ne dhermi
Pas

E rëndë/ Po kalonin lumin, rrjedha e ujit rrëmben dy vajza, humb jetën njëra prej tyre

Para

Hygerta Sako e ‘djeg’ për ditëlindje, sfidon moshën me bikini: Ndihem 24-vjeç dhe e dashuruar (FOTO)

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar