• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pse SHPORRU Edi Rama!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pse SHPORRU Edi Rama!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Dritan Shano, ekonomist

Nuk besoj se Edi Rama i fitoi zgjedhjet në 2013 për shkak të premtimeve të tij mitologjike për 300.000 vende pune, apo për shëndetësi falas. Asnjë nuk priste që ato të ndodhnin – sikundër jo vetëm nuk ndodhen, por edhe më keq po e jetojmë papunësinë dhe shëndetësinë.



Edi Rama i fitoi zgjedhjet e 2013 sepse arriti t’i mbushte mendjen shqiptarëve se ishte më pak i keq se pala tjeter. Ai përfitoi nga një boshllëk historik në gjykimin tonë për të keqen. Në fakt, përfitoi ngase ne më shumë se gjykojmë, thjesht urrejmë. Ndaj ne nuk e njohim, nuk i kushtojmë vëmendje të keqes kur ajo na shfaqet. Vetëm pasi ajo na ve përfund harxhojmë gjithë energjinë dhe pasurinë individuale si t’i adaptohemi të keqes që tashme ka arritur të fitojë statusin e publikes.

Prandaj askush nuk e morri seriozisht kandidatin e atëhershëm për deputet Ahmetaj kur tha se: do tallim by…n; dhe as kandidatin tjetër për deputet Shalsi kur ky tha se: ne nuk do vjedhim si këta, por do vjedhim ndryshe.

Dukeshin si shaka, por tallja deri në terror dhe vdekje të shqiptarëve dhe vjedhja përmes ligjeve dhe vendimeve ishin në fakt platforma e Edi Ramës, e shpalosur si humor babaxhan, si shkarje padashje, si një lapsus frojdian nga dy njerëz të rrethit të ngushtë të tij. Ata na paralajmëruan. Ne nuk i dëgjuam. Sepse nuk arrinim të shihnim se si kjo gjë mund të ndodhte. Hëm?!

Po si ndodhi? Si ndodhi që sot duket sikur mekanizmi i demokracisë na ka lidhur duart dhe shumëkush nxiton të na thotë se këta u votuan. Edhe këtë e treguan si padashje, si muhabet kafeneje apo llotosporti njerëzit e rrethit të ngushtë të Edit.

Ata thanë se: po mos bënim aleancë me kriminelët dhe të fortët nuk do mund të fitonim. Sot është në sytë e të gjithëve se si e ka marrë dhe se si e mban pushtetin Edi. I madh e i vogël sheh sot se e gjithë lista e 140 deputetëve të Edit ishte e mbushur me njerëz të inkriminuar.

Kujdes! Ka dhe njerëz normalë, nga familje të mira, që kanë mbaruar shkolla jashtë, por këta mbahen atje që të jenë vetëm dekori i i krimit, i kompanisë së krimit. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse edhe kur largohet një nga deputetët aktualë të Edit, zëvendësuesi i tij, po njësoj, në listë ka probleme me krimin.

Edin dhe këta njerëz nuk i bën bashkë ndonjë ideologji e majtë, por vetëm aftësia për krim, e provuar në të shkuarën e secilit prej përfaqësuesve të tij, të rëndësishëm. Përfaqësuesve të tij që sot duke vringëllirë mandatin e deputetit e ministrit, miratojnë çdo vjedhje shtetërore. Kontigjentet e krimit janë në Parlament, në Qeveri, në Bashki, dhe në Administratën publike. Shteti nuk është më i shqiptarëve. Shteti shqiptar është në duart e kompanisë së krimit, të themeluar nga Edi Rama, njëherësh urdhërdhënës dhe doras i saj, me emrin Rilindja sh.a.

Sepse kudo ku të fusësh dorën në listën e deputetëve që ka shkruar Edi me lapustilin e tij, gjen vetëm të inkriminuar. Në krye të Bashkive të Shqipërisë, gjen njerëz të inkriminuar, që nuk e kanë për gjë të organizojnë festa për fëmijë edhe pse janë dënuar për përdhunim minoreneje në grup, apo të mbulojnë me beton 3000 vjet histori për 3 milionë dollarë që fiton firma e vet e betonit.

Në administratën publike, këto ditë kanë filluar të japin dorëheqjen njerëz që mund jenë të inkriminuar, njerëz që deri dje mbanin poste kyçe, që deri dje mbikëqyrnin ecejaket e parave të pista dhe ato të korrupsionit.

Po për çfarë dreqin i duhen të gjithë këta të inkriminuar përqark Edit. Për të vjedhur pasurinë dhe mundësinë për të zgjedhur që ka çdo shqiptar. Për ta bërë këtë i mbrojtur nga ligjet që miraton vetë, dhe votimet që organizon vetë.

Si u vidhet sot pasuria shqiptarëve. Me ligje. Që i miraton dhe i noterizon, me shpejtësi, pa fjalë, pa e zgjatur, mazhoranca e inkriminuar në parlament. Çfarë janë këto ligje?

Ligjet që rrisin çmimet, taksat, tarifat. Qendrore dhe vendore. Të miratuara në këto katër vjet. Që ja marrin lekët e mundit dhe djersës shqiptarëve nga xhepi i tyre dhe i fusin përkohësisht në buxhetin e shtetit. Që ta mbjellë e shkulë palma kur i do qejfi. Që të rrisë faturën e energjisë dhe të ujit, e që energjia dhe uji të vijnë kur i do qejfi në rrjet. Për këtë i duhen deputetët e inkriminuar.

Ata duhen edhe që të mbrojnë ministrat që i marrin këto para dhe me urdhër të Edit ua japin si dhuratë pa tender, seksereve të Edit. Të njëjtën gjë bëjnë edhe Kryetarët e Bashkive. Të njëjtën gjë bëjnë dhe ushtarët e vegjël në administratën publike.

Deri më tani Rilindja sh.a. ka zhdukur gati 2 miliardë Euro nga xhepat e shqiptarëve. Kanë në plan të zhdukin nga xhepat e tyre edhe 1 miliardë Euro të tjera të deklaruara, si plani për rimëkëmbjen.

Në fakt ky është plani më i madh i pastrimit të parave të pista përmes të ardhurave nga taksat që na merren ne nga xhepi. Ky është njëherësh dhe plani i falimentimit të Shqipërisë sipas skenarit grek. Por nëse Greqinë kish kush ta shpëtonte, dhe ajo kishte e ka çfarë të shesë, ne po na shkau këmba, nuk kemi ç’të shesim tjetër veç trupit. Ky është plani që eliminon përfundimisht çdo liri të vockël ekonomike që kanë shqiptarët, duke i bërë ate të varur direkt nga shteti i Edit. Që do i mbajë me bukë e ujë.

Por marrja e lirisë ekonomike duket se po rezulton një punë e lehtë për Edin. Jo për gjë se këtë liri shqiptarët akoma nuk e kanë njohur dhe provuar plotësisht, që t’ ia dinë kimetin.

Dhe sepse ka nga ata që mendojnë, presin se do u vijë radha të bëjnë të njëjtën gjë. Edi, do t’u marrë atyre edhe lirinë politike. Atë që shqiptarët e humbën në vitin 1945 dhe e rifituan në 12 Dhjetor 1990. Lirinë për të zgjedhur përmes votës.

Edi do ta përdorë shtetin e inkriminuar, paranë e pistë, paratë tona që ja ka dhuruar seksereve të tij për të blerë votën dhe manipuluar rezultatin e votimeve. Që të garantojë pushtetin. Skema e tij është që zgjedhjet të përfundojnë të paktën një ditë para votimit, njësoj siç ndodhi tek farmacia e vëllait të Kryetarit të Bashkisë në Dibër.

Pastaj populli le të votojë. Me këtë skeme ai do të vendosë rezultatin e zgjedhjeve ende pa u hedhur vota në kuti. Me këtë skeme ai do t’ ia kalojë edhe Stalinit, ta bëjë këtë të fundit të duket aguridh, diletant, tek thoshte se: Njerëzit duhen lënë të votojnë.

Pastaj votat i numërojmë ne. Prandaj, ne kërkojmë votim elektronik. Ose qeveri teknike. Për të garantuar votën, lirinë tonë politike. Të cilës sot i vjen era hashash.

Por Edi nuk do surpriza. Edi nuk mund të lejojë që shqiptarët të vendosin nëse ai do rrijë në pushtet ose jo. Prandaj e tmerron votimi elektronik. Nuk e do atë. Sepse nuk e kontrollon dot.

Ai po bën gjithçka që t’i gjunjëzojë shqiptarët. T’i thajë atyre barkun duke i rrëmbyer paratë. T’i marrë atyre frymën duke i rrëmbyer votën. E bën këtë i mbrojtur, i lajkatosur, i lëpirë nga deputetët, ministrat, zyrtarët e inkriminuar dhe bashkëpunëtorët e vullnetshëm, të cilët i ka zgjedhur më gjak të ftohtë. Edi, dhe banda e tij nuk e ka qeverisur për asnjë minutë Shqipërinë. Vetëm e kanë plaçkitur atë.

Në trup e në shpirt. Dhe duan ta bëjnë përsëri. Prandaj, Edi duhet shporrur një orë e më parë!

Pas

Taulant Balla reagon pas tensioneve në Shkodër: Ju kërkoj falje qytetarëve…

Para

Lëvizje të bujshme në Klan, Ermal Mamaqi largohet pas 3 vitesh, moderatorja e njohur i “zë” vendin

Para
Lëvizje të bujshme në Klan, Ermal Mamaqi largohet pas 3 vitesh, moderatorja e njohur i “zë” vendin

Lëvizje të bujshme në Klan, Ermal Mamaqi largohet pas 3 vitesh, moderatorja e njohur i “zë” vendin

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar