• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PS del nga kontrolli, përplasje të forta mes deputetëve dhe ministrave të rinj

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PS del nga kontrolli, përplasje të forta mes deputetëve dhe ministrave të rinj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste po zien nga brenda. Mazhoranca është përfshirë nga debate  dhe përplasje të ashpra brenda llojit.

Konfliktet mes një numri të madh deputetësh dhe ministrave janë shtrirë edhe në bazë.

CNA.al ka  raportuar pak ditë më parë, duke iu referuar burimeve zyrtare, brenda PS, se ka një lloj pakënaqësie të madhe, gjë që ka sjellë përplasje mes grupit parlamentar dhe ministrave të Partisë Socialiste.

Ministrat nuk përfillin më, një pjesë të madhe të deputetëve dhe rrjedhimisht as kërkesat e tyre.

Deputetët për ministrat, duke se janë ushtarë me rrogë dhe asgjë më shumë.



Në fakt, kryeministri Edi Rama, e pati konfirmuar se PS është në krizë në qendër, gjatë Asamblesë Kombëtare, por tashmë kriza është shtrirë dhe bazë.

Partia Socialiste po digjet nga brenda, ndërsa kryeministri Edi Rama, vijon të krihet me propaganda në rrjete sociale, për të manipuluar situatën.

Por, manipulimi tashmë duket se është i vështirë, pasi PS po i del tymi çdo ditë më shumë, pasi “zjarri’ vetëm sa vjen dhe përhapet.

Lufta ka përfshirë PS, është shembëllzuar në Sarandë. Personi, për të cilin zëvendëskryeministri Erion Braçe, kërkoi që të hetohej është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të Sarandës.

A është ndonjë PS tjetër në Sarandë, apo kjo që drejton Edi Rama?

Dje, është konstituuar  këshilli bashkiak i Sarandës dhe në krye u zgjodh Asaf Stroka, me 21 vota.

Socialistët, rrëzuan Erion Braçen, duke zgjedhur në krye të Këshillit,  personin që zv/kryeministri Erjon Braçe e denoncoi publikisht disa ditë më parë.

Por, pas pesë ditësh që zëvendëskryeministrit Erjon Braçe bëri kërkesën  për kallëzim penal, ndaj  Asaf Strokës, ky i fundit është emëruar në krye të këshillit bashkiak Sarandë, i votuar nga anëtarët e Partisë Socialiste.

Asaf Stroka  ka qenë në pozicionin e kryetarit të Përmbarimit të Sarandës, ndërsa ka urdhëruar AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje mishi ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe frutash deti të skaduara.

‘Me datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?! Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre? “Boll më!”, shkruante Braçe në reagimin e tij me 31 Gusht.

Më tej zëvendëskryeministri njoftonte se kishte kërkuar nga AKU që të vlerësonte procedurat e ndjekura nga përmbaruesi Asaf Stroka dhe nëse shihte vepër penal ta kallëzonte.

Kërkesa e Braçes nuk është marrë parasysh derisa Stroka, mori detyrën e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Sarandës./cna

Pas

Sërish panik në Vlorë, qëllohet me armë 45-vjeçari

Para

Ndërron jetë në spital, ja si u vra me plumb në kokë te dera e shtëpisë vlonjati

Para
Ndërron jetë në spital, ja si u vra me plumb në kokë te dera e shtëpisë vlonjati

Ndërron jetë në spital, ja si u vra me plumb në kokë te dera e shtëpisë vlonjati

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar