• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Plas debati në rrjet/ Nënkryetari i parlamentit ofendon ndjekësin: Ik o Down, më vjen për të vjellë kur të shoh (FOTO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Plas debati në rrjet/ Nënkryetari i parlamentit ofendon ndjekësin: Ik o Down, më vjen për të vjellë kur të shoh (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dje deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi, që është njëkohësisht dhe nënkryetari i parlamentit, në një status të tijin në Facebook, po komentonte lajmin për ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, duke u shprehur se nuk është ajo shkaktarja e gjithë të këqiave në vendin tonë.

Murrizi ka bërë fajtore të gjithë klasën politike që sipas tij është e tëra e korruptuar, ku ndër të tjera ka pasur dhe komentues të cilët nuk kanë qenë aspak dakord me shkrimin e tij.





Një nga ndjekësit i shkruan: “Mos e ul pjacen kaq posht o burre. Ne nje far menyre po i ben mbrojtje Etildes.Ti shquhesh si luftetar kunder se keqes,kudo qe ndodhet !!!??”

Por nënkryetari i parlamentit Murrizi është treguar mjaft i ashpër me reagimin e tij, madje e ka ofenduar komentuesin duke e cilësuar si një të diagnostikuar me Sindromën Down.

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”-shkruan Murrizi.

Kjo ka nxitur reagimin e peronave publikë, pasi është ofendim për të gjithe personat me sindromën Down dhe familjarët e tyre.

Për këtë ka reaguar edhe drejtuesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, e cila shkruan ndër të tjera se “Me taksat tona ju hani buke (dmth na genjen mendja se vec rrogen e shtetit keni) dhe punoni ne nje institucion qe duhet te beje ligje per cdo shqiptar, perfshire ato me aftesi te kufizuara. Po nderkohe ju c’beni? Ju ofendoni nje komentues (i cili ju ben me vjelle) me diagnozen e tim biri, me diagnozen e shume bijve dhe bijave shqiptare!!!”

Postimi i plotë

Myslim Murrizi, po ju c’perberje gjenetike keni, qe ju duket vetja me i mire e me i zoti se dikush me sindromen Down? Ose me bindni pse nuk jeni ju ai qe beni dike per te vjelle por sipas jush nje me SD apo qe juve ju duket se i ngjan? T’ju pyes.. juve ju ka edukuar keshtu nena juaj apo “nena” parti? Nese eshte e para po jua meshiroj e po e fal nenen tuaj, se ndonjehere nenat sado te mundohen te rrisin BURRA, ndodh t’ju shkoje qumeshti e mundi dem. Nese eshte “nena” parti, atehere mendoj qe juve “nena” parti apo “njerka” kuvend duhet t’ju riedukoje nja nje vit (me e pakta) me pune ne komunitet, pastaj nje komision i posacem te rivleresoje nese “keni zene mend” per te marre serish detyren ne sherbim te qytetarit”. Hapini ato kodet e etikes te partise (apo s’ka bere nje te tille ende partia juaj?) e te parlamentit (ky ka se s’ben)…lexojini ndonjehere, se elbete jeni dhe me post te posacem…ËTF???

Sa me injorant se gjuha qe perdorni mund te jeni valle? Po sa me i lige? Me taksat tona ju hani buke (dmth na genjen mendja se vec rrogen e shtetit keni) dhe punoni ne nje institucion qe duhet te beje ligje per cdo shqiptar, perfshire ato me aftesi te kufizuara. Po nderkohe ju c’beni? Ju ofendoni nje komentues (i cili ju ben me vjelle) me diagnozen e tim biri, me diagnozen e shume bijve dhe bijave shqiptare!!! Mos mendoni se ju paguajme qe t’ju duket vetja me i zoti e me i mencur se femijet tane? Mos mendoni se ne dhe femijet tane ju votojne per kete? E dini si do t’ju mallkoj? (Nuk kam cfare t’u bej tjeter, se juve ju ka partia ne dore…s’ju kemi ne populli fatkeqesisht.) Ju mallkoj qe cdo nate ne enderr, t’ju dale im bir, duke ju ledhatuar koken e perqafuar si vec ai di. Po po, t’ju dale cdo nate ne enderr, deri ne diten qe ju te plasni prej sikletit e te beheni pishman se pse e perdoret gjendjen e tij gjenetike per sebep te lekeve nga taksat e ne prinderve te tyre, leke me te cilat ju dhe dhe koleget tuaj ( ju me demek te drejtesise!!) flini ne hotele luksoze…Ne nje kohe qe kur vjen puna per te siguruar sherbime per nje femi a individ si djali im, ju thoni “s’kemi para, jemi vend i varfer”.

Tani mesoni pak Zoteri! Sindroma Down shkaktohet prej trefishimit te kromozomit 21 (arsyet nuk dihen). T’ju pyes, dini gje sa kromozome keni ju? Nejse… Personat me SD pra kane 47 kromozome. Pervec kesaj dime dhe shume gjera te tjera per kete pjese te popullates, si psh.: qe ata s’do te shanin e benin kurre keq njeriu, Dime qe ata punojne fort te zhvillojne veten, mund te kontribuojne ne familje e komunitet, mund te mbarojne dhe fakultete, e mund te behen dhe keshilltar i juaji madje (Me siguri me kete te fundit po qeshni e?? Mos qeshni por shkoni njihni dike me sindromen Down!!!).

Zoteri, (hajt me po ju drejtohem me Zoteri ende….!) nese s’keni para (e s’dini te punoni) per sherbimet dhe nevojat e ketij komuniteti, pashi Zotin te pakten lini ndonje dhome hoteli mangut (apo ju flini ne hostel me dhome me 4 veta, e po ju bie ne qafe kot??)…dhe bindi koleget e tu per te ndare pak buxhet (s’di ne jeni pjese e ndonje komisioni t’ju mesoj pak me shume si behen keto pune) per “nje kerkim shkencor per te studiuar nga cili kromozom i juaji dhe i kolegeve tuaj vjen ligesia dhe injoranca”. Pas ketij studimi ndoshta mund t’ju ndihmojme (ne populli) te beheni njerez e te punoni e mendoni per njerezit…pa fyer askend, e jo me femijet tane!! Ne kete menyre mund t’ju kthejme dhe dinjitetin nenave qe ju rriten, grave e femijeve qe keni ne shtepi!! Suksese Z. PARLAMENTAR e LIGJBERES. Here tjeter flisni drejt se s’do keni hic urime po me shume MALLKIME. Nuk “do ju coj” djalin tim ne enderr heres tjeter por do ju dal vete, une nena e tij!!

Ah dhe dicka tjeter! Neser im bir ben 8 vjec!! Prej tij ekziston Fondacioni Down Syndrome Albania, ku aktualisht marrin sherbime 75 femijeve me aftesi te kufizuara.

 

 

Pas

“Vuaj nga depresioni”, trashëgimtarja e Top Channel rrëfen periudhën e errët që po kalon: U zura me nënën dhe motrën

Para

PD nxjerr provën e re që fundos Agim Kajmakun, si gënjeu kur e arrestuan, detaji te pasaporta zbulon gjithçka (FOTO)

Para
PD nxjerr provën e re që fundos Agim Kajmakun, si gënjeu kur e arrestuan, detaji te pasaporta zbulon gjithçka (FOTO)

PD nxjerr provën e re që fundos Agim Kajmakun, si gënjeu kur e arrestuan, detaji te pasaporta zbulon gjithçka (FOTO)

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar