• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD zbulon skenarin: Ja kush po e pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD zbulon skenarin: Ja kush po e pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri, dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata deklaroi se kryeministri Edi Rama po e pengon kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri që të japë dorëheqjen përpara betimit.



Gjata ftoi prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të nisë një hetim pasuror për Valdrin Pjetrin, pasi siç tha ai, ky i fundit rezulton subjekt i “Ligjit Antimafia”.

DEKLARATA E PLOTE E CLIRIM GJATES

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

  1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.
    2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.
    3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?
Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?
Pse nuk vepron prokuroria?
Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës.

Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:
a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike.

Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

 

 

Etiketa: clirim gjata deklaratevaldrin pjetri
Pas

Gruaja e portierit të njohur ua ‘heq’ trurin fansave, poston foto nudo në rrjetet sociale (FOTOT)

Para

“U kry!” Ardit Gjebrea zbulon bukuroshen me të cilën do të prezantojë Këngën Magjike (FOTO)

Para
“U kry!” Ardit Gjebrea zbulon bukuroshen me të cilën do të prezantojë Këngën Magjike (FOTO)

“U kry!” Ardit Gjebrea zbulon bukuroshen me të cilën do të prezantojë Këngën Magjike (FOTO)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar