• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PD publikon dokumente të reja ku vërtetohet se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto i arrestuari në Greqi janë i njëjti person (FOTO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
PD publikon dokumente të reja ku vërtetohet se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto i arrestuari  në Greqi janë i njëjti person (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Partia Demokratike ka publikuar dy dokumente të reja që tregojnë se kryebashkiaku i Vorës dalë nga zgjedhje vendore të 30 qershorit, Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi, me emrin Jorgo Toto.

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri me anë të një deklarate për shtyp publikoi nga selia e PD dy dokumentet e marra nga sistemi TIMS për Kajmakun.



“PD ka provuar se Agim Kajmaku i Ramës është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara. Sot do të paraqes një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Kajmakut. Ky dokument i marrë nga sistemi TIMS, tregon se ai është arrestuar, dhe vërteton se Jorgo Toto është Agim Kajmaku”, tha Strazimiri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.

Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.

Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme. Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.

Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.

Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.
Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person, verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.
Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.

Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij.

Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.

Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro.

Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë.

Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për ti dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë.

 

 

 

Pas

“Mos më depërtoni, do të më vrasin” terroristi i ISIS lutet në Gjykatën e Durrësit

Para

Si u bë Shqipëria vendi i parë ateist në botë

Para
Si u bë Shqipëria vendi i parë ateist në botë

Si u bë Shqipëria vendi i parë ateist në botë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar