• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD nxjerr provën e re që fundos Agim Kajmakun, si gënjeu kur e arrestuan, detaji te pasaporta zbulon gjithçka (FOTO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD nxjerr provën e re që fundos Agim Kajmakun, si gënjeu kur e arrestuan, detaji te pasaporta zbulon gjithçka (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, nëpërmjet një deklarate nga selia blu, nxorri sot provën e re për Agim Kajmakun, për të cilën tha se aty tregohet që personi i arrestuar në Geqi është Jorgo Toto, pra i njëjti me kandidatin socialist për Bashkinë e Vorës.

Bardhi ndër të tjera u shpreh se në momentin e arrestimit në Greqi, ai ka pasur me vete pasaportën e cila ka një numër unik, ndërsa për emrat e prindërve ai ka gënjyer.



‘Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi ndër të tjera.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT

“Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi,
për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës
për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për
nënën dhe babin e tij.

Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet
me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e
shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë
arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë,
pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari.
Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e
arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik
identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo
Totos.

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për
krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo
Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij
hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS.

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë
të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i
arrestuar në vitin 2003 në Greqi”.


Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.
1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për
një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg
në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është
në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar
bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të
mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë
strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,
por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo
Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër
dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,
Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që
shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i
Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me
pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me
pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

 

 

 

Pas

Plas debati në rrjet/ Nënkryetari i parlamentit ofendon ndjekësin: Ik o Down, më vjen për të vjellë kur të shoh (FOTO)

Para

Krimet e Rënda shpallën moskompetencën, hetimet për dosjen “184” i kalojnë Prokurorisë së Dibrës

Para
Krimet e Rënda shpallën moskompetencën, hetimet për dosjen “184” i kalojnë Prokurorisë së Dibrës

Krimet e Rënda shpallën moskompetencën, hetimet për dosjen “184” i kalojnë Prokurorisë së Dibrës

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar