• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD nxjerr fakte të reja për Agim Kajmakun, ja sa milionë euro përfitoi nga tenderat, si u shpërblye me 400 mijë euro për gjelbërimin e vilës së Ramës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD nxjerr fakte të reja për Agim Kajmakun, ja sa milionë euro përfitoi nga tenderat, si u shpërblye me 400 mijë euro për gjelbërimin e vilës së Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka vijuar të publikojë edhe ditën e sotme fakte të reja që lidhen drejtpërsëdrejti me Agim Kajmakun, kryebashkiakun socialist të Vorës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kajmaku tashmë po përballet me një sërë akuzash, për shkak të një procesi të hapur ligjor në Greqi.



Ditën e sotme ish´-deputetja demokrate Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp nga selia blu u shpreh se Kajmaku është paguar me 2.6 milionë euro nga tenderat publikë dhe me 400 mijë euro në vecanti, për të mbjellë ulinj dhe lule në vilën private të kryeministrit.

“Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.” , tha Vokshi ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTE E ISH-DEPUTETES ALBANA VOKSHI

2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara. Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.

Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

Pse hesht Edi Rama?

Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki?

Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.
Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.

Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

 

 

 

Pas

Mbledhja e kryesisë së PS, zbulohen 4 emrat në garë për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit

Para

“Mos e prek”, Berisha publikon videon: Kush po i mbron parcelat me drogë të pushtetarëve (VIDEO)

Para
“Mos e prek”, Berisha publikon videon: Kush po i mbron parcelat me drogë të pushtetarëve (VIDEO)

“Mos e prek”, Berisha publikon videon: Kush po i mbron parcelat me drogë të pushtetarëve (VIDEO)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar