• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Operacioni “Plazhi i Lirë” godet Golemin, procedohen penalisht 3 zyrtarë të Bashkisë (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Operacioni “Plazhi i Lirë” godet Golemin, procedohen penalisht 3 zyrtarë të Bashkisë (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ka vijuar aksioni anti-informalitet i policisë i koduar me emrin “Operacioni i lirë” për lirimin e plazheve publike.

Si rrjedhojë janë liruar 1500m2 plazh në Golem i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Uniformat blu bëjnë të ditur se janë proceduar penalisht 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë si edhe 3 pronarë subjektesh.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Golem, Kavajë

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike.

Procedohen tre pronarë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”

Procedohen penalisht edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre.

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazhin e Golemit në Kavajë.

Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht shtetasit:

  1. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.
  2. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë
  3. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Operacioni vijon.

Etiketa: aksioni anti-informalitetgolem
Pas

Credins Bank në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, me garanci nga BE

Para

Ramush Haradinaj intervistë për median gjermane: Çfarë më pyetën në Hagë, ja pse e dhashë dorëheqjen si kryeministër

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar