• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndodh për herë të parë, Gjykata dëmshpërblen pacientin me hemofili, fondacioni i njohur përfaqësoi çështjen

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ndodh për herë të parë, Gjykata dëmshpërblen pacientin me hemofili, fondacioni i njohur përfaqësoi çështjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gjashtë muajve përballje gjyqësore, shoqata “Together for Life”, ka fituar një nga gjyqet më të rëndësishme në historinë e drejtësisë shqiptare.

Për herë të parë, një pacient me hemofili (sëmundje që nuk mpikset gjaku), arrin të fitojë një çështje në gjyqësorin shqiptar duke i hapur kështu rrugën qindra rasteve të tjera në Shqipëri.



Aktualisht Shqipëria ka rreth 350 qytetarë që vuajnë nga kjo sëmundje e cila në rast se nuk mjekohet con në hemoragji të vazhdueshme me vite e deri në invaliditet të plotë të pacientit, madje deri në fund tragjik, humbjen e jetës.

Mjekimi është i mundshëm dhe jo i kushtueshëm por duhet të jetë sistematik dhe në sasinë e duhur.

Medikamentet quhen factor VII dhe IX dhe duhet të merret nga pacienti në masën rreth 12 miligram në muaj përmes pilulave.

Pikërisht ky proces nuk është realizuar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza duke u shkaktuar pacientëve dëme fatale, të cilat shoqata “Together For Life” i ka kërkuar në gjykatë për pacientin Besart Nezaj.

Ditën e sotme shoqata fitoi çështjen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë duke detyruar kështu spitalin të paguajë dëmshpërblim për pacientin rreth 23 milionë lekë të vjetra.

Ky rast shënon hapjen e një rrugë me shpresë për pacientët e tjerë, ku është vendosur një piketë me rëndësi në zgjidhjen e këtij problemi në nivel sistemik.

DEKLARATE PER SHTYP E SHOQATES TOGETHER FOR LIFE

Gjykata Administrative vendos dëmshpërblimin e pacientit me Hemofili për shkak të mungesës së trajtimit të duhur mjekësor

Sot, në dt. 31 korrik 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pranimin e Padisë dhe shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror në masën 2 133 330 lekë të shkaktuar pacientit B. Nezaj, si rezultat i mohimit të trajtimit të duhur mjekësor. Hemofilia është një çrregullim i trashëguar i gjakut i shkaktuar nga mungesa faktorëve të koagulimit dhe godet në mënyrë të veçantë aparatin kockor-artikular-muskular por mund të shkaktojë edhe hemoragji interne. Pacienti u përfaqësua në procesin gjyqësor nga Shoqata “Together for Life”.

Më parë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kishte konstatuar diskriminimin e pacientit për shkak se:

  1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kishte miratuar Protokollin Klinik për trajtimin e sëmundjes së Hemofilisë;
  2. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë nuk siguron profilaksinë për ndjekjen mjekësore të pacientëve me Hemofili;
  3. Pacientit B. Nezaj, nuk i është siguruar medikamenti Faktor IX në sasinë e rekomanduar nga mjeku specialist Hematolog;
  4. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk mund të justifikohen se, mangësitë në ilace vijnë për shkak të buxhetit të kufizuar për blerjen e ilaceve;
  5. Analiza Betehsda/Nijmegen për matjen sasiore të titrit të Inhibitorit për pacientët me Hemofili nuk mund të zhvillohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për shkak të nevojës për trajnim të veçantë të personelit dhe kostos së lartë;
  6. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë nuk kanë dërguar Komisionerit informacionin e detajuar lidhur me mënyrën se si është përllogaritur në buxhet, fondi për medikamente për të sëmurët me Hemofili, të dhënat teknike dhe sasiore për nevojat për ilace, etj., për të vlerësuar rregullsinë e sigurimit të Faktorit IX.

Për këto shkaqe dhe mohimit së trajtimit të duhur mjekësor nga institucionet përgjegjëse shtetërore, pacienti B. Nezaj kishte pësuar paaftësi për punë dhe paaftësi të pjesshme të përhershme në masën 30 %.

Ndjekja e kësaj çështje është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërine – OSFA.

Shoqata “Together for Life” do të vijojë ndjekjen e rrugëve ligjore që të gjithë pacientëve t’u garantohet e drejta për kujdes shëndetësor efektiv dhe efikas, në përputhje me standardet mjekësore.

 

 

Etiketa: demshperblehet pacienti me hemofilifondacioni together for life
Pas

“Filloi korrja e mallit” Berisha nxjerr videon: Avionët e drogës pushtojnë vendin (VIDEO)

Para

Para nisjes së pushimeve, Meta në konferencë urgjente për mediat

Para
Para nisjes së pushimeve, Meta në konferencë urgjente për mediat

Para nisjes së pushimeve, Meta në konferencë urgjente për mediat

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar