Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndahet nga jeta themeluesi i PD, Basha i dedikon një mesazh të ndjerë

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Ndahet nga jeta themeluesi i PD, Basha i dedikon një mesazh të ndjerë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është ndarë nga jeta sot një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Fehmi Telegrafi.

Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Kreu demokrat ka shprehur ngushëllimet për familjarët e tij, ndërsa shprehet se Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi.

Postimi i plotë:

Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek “Poligoni” u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite.

Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i fortë.

Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.

Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it.

Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Pas

“Elektricisti”, policia prangos 29-vjeçarin që linte pa drita Durrësin

Para

Valbona Sako vë në punë Durrësin, pas plazhit, ja çfarë po pastrohet sot

Para
Valbona Sako vë në punë Durrësin, pas plazhit, ja çfarë po pastrohet sot

Valbona Sako vë në punë Durrësin, pas plazhit, ja çfarë po pastrohet sot

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora